E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po kontrollonte depozitën e ujit, vdes punëtori 53-vjeçar

Xhafzotaj, 29 janar, NOA Një punonjës i ujësjellësit
në Xhafzotaj ka gjetur vdekjen ndërsa punonte për të kontrolluar depozitën e
ujit të kësaj qyteze. Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Durrësit, sipas
të cilave mësohet se viktima quhet Fiqeri Domi, i moshës 53-vjeç dhe
konkretisht, punonjës në stacionin e Klorinimit të ujit të pijshëm në Xhafzotaj.

Lidhur me këtë ngjarje, nga ana e policisë u
kryen gjithë veprimet e para hetimore nga të cilat rezultoi se ky person ka
gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale si pasojë e rrëzimit nga një shkallë
metalike, në kohën kur po kontrollonte depozitën e ujit.

Materialet proceduriale iu kaluan për ndjekje të
mëtejshme prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›