Pr/ligji për pronat, PR: Nuk mund të kalojë pa mendimin e pronarëve
TIRANË- Partia Republikane vlerëson se pr/ligji për pronat nuk i jep zgjidhje problemit, por e përkeqëson atë.
Në një konferencë për shtyp, nënkryetari i PR Alfred Seshati thekson se qeveria më këtë ligj po i jep goditje pronarëve pasi një vendim i tillë nuk mund të merret pa pyetur ato.
“Pr/ligji i jep goditje zgjidhjes në favor të pronarëve. Ligjet s’mund të kalojnë pa marrë mendimin e pronarëve. Pronarët janë skllevër për shkaqe të konjekturave politike”,- deklaroi Seshati
Një ditë më parë Ministri për Inovacionin dhe TIK, Genc Pollo, i cili është njëkohësisht Kryetar i Komisionit Qeveritar të Tokës, në një konferencë për shtyp, deklaroi se projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9948, "Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore", i miratuar dje në mbledhjen e qeverisë, "synon që t'u lëshohen titujt e pronësisë fermerëve që kanë marrë toka në zotërim nga komisionet vendore, por nuk janë të pajisur me hipotekë dhe për këtë proces përgjegjës do të jenë kryetarët e këshillave të komunave".
(el.me/BalkanWeb)