Pro Credit, 100 milionë euro kredi në 2005

08/04/2005 Deri në 2009 do jepen 225 milionë euro kredi, aksionerët gati për të ulur interesat
Pro Credit Bank do të rrisë në mënyrë të ndjeshme volumin e kredive dhe do të ulë interesat për kreditë në lekë, duke konsoliduar pozicionin e saj si banka e dytë për kredidhënie në sektorin bankar. Viti 2005 do të jetë vit edhe më i mbarë për kreditë dhe nga sportelet e Pro Credit Bank do të dalin plot 102 milionë euro kredi. Biznesi, por dhe individët, do të kenë mundësi të përfitojnë nga linja e kreditit të kësaj banke, e cila ka bërë publik planin e saj pesëvjeçar deri në 2009-ën. “Pro Credit ka vendosur të shtojë me 30 për qind çdo vit volumin e kredive deri në 2009-ën”, ka deklaruar për “Metropol”, drejtori i Përgjithshëm i “Pro Credit Bank”, Ralf Reitemeir. Sipas të dhënave, volumi i kredive do të jetë i ndarë në 70 për qind për biznesin dhe 30 për qind për individët. Së shpejti mbledhja e bordit të aksionerëve do të japë vendimin përfundimtar në lidhje me interesat e kredive, të cilat synojnë të ulen për t’u bërë më atraktive për klientët. “Interesat janë vetëm një pjesë e kostos, por banka përfshin në dhënien e një kredie të gjitha shpenzimet që kryhen”, ka deklaruar Reitemeir, në lidhje me nivelin e derisotëm të interesave. Sipas drejtorit të “Pro Credit”, politika e bankës ka synuar të jetë e hapur me klientin dhe ta detyrojë të paguajë në fund vetëm një taksë, atë të interesit pa e përfshirë në shpenzime të tjera shtesë. “Ne nuk i japim një interes të ulët në fillim dhe më pas i tregojmë një tufë me fatura për t’u paguar, që në fund e çojnë sërish interesin në një nivel të lartë”, thotë Reitemeir. Kështu gjatë vitit të kaluar, numri i kredive të dhëna u dyfishua, duke arritur në një nivel prej më shumë se 22 mijë kredish. Drejtori i “Pro Credit” tregon se mesatarja e një kredie është e vogël 3600 euro, por kjo i ka dhënë mundësi bankës të ketë një shtrirje të gjerë në kredi dhe duket se rritja nga një vit në tjetrin, për sa i takon kredive, ka qenë tepër e lartë. “Kemi dyfishuar nivelin e kredive dhe mund të thuhet se kredia ekspres dhe ajo bujqësore kanë rezultuar shumë të suksesshme”, thotë Reitemeir. Sipas të dhënave, banka ka reaguar pozitivisht ndaj kërkesës për kredi bujqësore, duke dhënë gjatë vitit të kaluar 100 kredi bujqësore, me një volum prej 3 milionë eurosh. Ndërkaq kredia ekspres, që është prezantuar në fillim të 2004-ës, për shumën deri në 2500 euro, ka rezultuar e suksesshme dhe, sipas drejtuesve, brenda vitit janë dhënë rreth 6 mijë kredi ekspres. “Për këto kredi nuk kërkohet kolateral dhe koha e përpunimit të kredisë është vetëm 24 orë”, thotë Reitemeir. Kështu, falë analizës së thjeshtuar të kredisë dhe procesit të miratimit, që nuk zgjat më shumë se 24 orë, banka ka zgjuar interesin e klientëve për këtë lloj kredie, për të cilën nuk duhet të kenë kolaterale dhe mund të përfitojnë vetëm duke dorëzuar një dokument indentifikues. Ndryshe ndodh për procedurat standard, që kërkojnë shqyrtimin e një kërkese për kredi shtëpie. Për shuma mbi 10 mijë euro, banka ka bërë të mundur reduktimin e kostove të transaksionit për klientët.
Pro Credit, tani ATM në gjithë Tiranën
Për të tërhequr paratë nga depozitat e “Pro Credit”, mund të përdorësh dhe ATM pa qenë nevoja të presësh në radhë te sporteli. Këtë vit, “Pro Credit” ka ndër mend t’u shkurtojë rrugën klientëve të vet dhe të mos i detyrojë të vijnë deri pranë bankave për të përdorur ATM-të, që janë të instaluara në dyert e bankave. “Ne po fillojmë instalimin e ATM-ve në disa pika të kryeqytetit, ku ka dhe shumë lëvizje të klientëve tanë”, thotë drejtori i Përgjithshëm. Kështu duket se “Rruga e Elbasanit”, rruga pranë televizionit “Klan”, si dhe pranë dyqanit të veshjeve “Nino Vitali”, do të jenë pikat ku do të instalohen ATM-të e “Pro Credit”. “Problemi për instalimin e ATM-ve është teknik dhe qëndron te lidhja, sepse ka shumë vështirësi për të bërë instalimin e tyre dhe kjo është një punë e kushtueshme”, thotë Reitemeir. Por, ndërkaq, në 15 degët e “Pro Credit” në Shqipëri janë të pajisura me ATM. Në 2004-ën, viti i parë i plotë me operacione ATM bëri që përdorimi tyre të rritej në mënyrë të ndjeshme nga muaji në muaj. Numri i transaksioneve të kryera çdo muaj, nëpërmjet ATM-ve, ka qenë rreth 12 mijë, me një vlerë prej 1.5 milionë euro. ATM-të janë një pjesë e ekspansionit të “Pro Credit”, në lidhje me pagesat me kartë. Përveç kësaj, hotelet, restorantet, dyqanet dhe kafenetë në të gjithë vendin, kanë pranuar të instalojnë terminalet POS, duke inkurajuar përdorimin e pagesave nëpërmjet kartës së kreditit dhe debitit. Puna me pagesat me kartë në terminalet SOS po ecën ngadalë, por, gjithsesi njerëzit kanë filluar të shfaqin interes për to”, thote Reitemeir, duke shtuar se si çdo fillim dhe për terminalet ka patur vështirësi në lidhje me edukatën e njerëzve për të paguar. Vetë kamerierët, ose shitësit, janë më të interesuar të paguhen në cash, duke mos patur besim. Eshtë pikërisht besimi që banka synon të edukojë te klientët e vet pak nga pak, për të bërë të mundur që më pas nga 400 terminale, numri i tyre brenda 2005-ës të arrijë në 1200. Ne kemi qenë të suksesshëm me terminale në Kosovë dhe nuk ka arsye të mos jemi dhe këtu”, thotë në lidhje me këtë çështje drejtori i Përgjithshëm i “Pro Credit Bank”. Kështu numri i klientëve që përdorin kartat e debitit apo të kreditit, të lëshuara nga “Pro Credit”, ka arritur në 15 mijë, ndërkohë që në Kosovë ata janë 100 mijë klientë.
Totali i kredive në 2004 79 milionë euro
Përqindja në tregun e kredive 14.3%
Totali i depozitave 116 milionë euro
Përqindja në tregun e depozitave 4%
Kredi të humbura 0.8 për qind
Kapitali themeltar 1.535 miliardë lekë
Fitimi neto 194.627 milionë lekë
22 mijë
numri i kredive
77 mijë
numri i depozitave
3600 euro
mesatarja e kredive
Aksionerët
KFË 25%
IFC 20%
EBRD 20%
IMI 15%
Commerzbank 20%