E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano bashkohet me Presidentët në Vatikan

08/04/2005  Delegacioni shqiptar udhëton i ndarë

Delegacioni shqiptar ka vendosur që të udhëtojë i ndarë për në Vatikan, ku do të marrin pjesë në ceremoninë mortore të Papa Gjon Palit II. Burimet kanë bërë të ditur se të 5 anëtarët e delegacionit shqiptar, Alfred Moisiu, Fatos Nano, Sali Berisha, Rexhep Meidani dhe Zef Bushati do të takohen sot paradite në Vatikan. Delegacioni do të ulet i bashkuar në radhën që është vendosur për ta. Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se delegacioni udhëton i ndarë, për shkaqe sigurie dhe se kjo është e përcaktuar në protokollin e shtetit. Kështu, Presidenti dhe Kryeministri nuk mund të udhëtojnë në të njëjtin mjet, pasi shtohet rreziku. Madje, në këtë rast është përfshirë dhe Kryetari i Kuvendit. Mësohet se Kryeministri është nisur mbrëmë në Vatikan, ndërsa tre Presidentët u nisën sot paradite.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›