Procesi i Bolonjës, në krye fullbrajtistët

08/04/2005 Krijohet Komitetit Kombëtar i Politikave Arsimore
Drejtuesit e procesit të Bolonjës do të jenë fullbrajtistët shqiptarë, një pjesë e mirë e të cilëve janë pedagogë. “Karta e Bolonjës nuk mund të zbatohet nga njerëz të vjetër”, tha mes të tjera Kryeministri Fatos Nano, i cili mori pjesë dje në Konferencën Kombëtare “Procesi i Bolonjës, përvoja amerikane dhe sistemi i Arsimit të Lartë në Shqipëri”, organizuar nga Shoqata e Fulbright-istëve të Shqipërisë. Në këtë aktivitet merrnin pjesë personalitete të larta të sistemit arsimor në vend, atij universitar dhe akademik, ambasadorja amerikane në Shqipëri, Marcie Ries dhe autoritete të tjerë. “Në këtë spektër të madh vlerash, dallojnë edhe "Fullbrajtistët", sepse janë produkt i një programi tepër të qartë të qeverisë mike amerikane, për të asistuar dhe nxitur vendin tonë për të rritur kapacitetet tona shkencore dhe menaxheriale. Ju jeni sot rreth 200. Thuajse të gjithë jeni kthyer në atdhe, duke u shndërruar në një kuptim në fotone sociale”, tha Nano.
Sipas tij, nuk është e lehtë të realizohet kërkesa e parë e "Kartës së Bolonjës", që është: "Shtojca e diplomës në një gjuhë ndërkombëtarisht të pranuar". Pikërisht për këtë arsye, qeveria ka inicuar krijimin e "Komitetit Kombëtar të Politikave Arsimore", ku ftohen për të marrë pjesë personalitet më të shquara të akademizmit, arsimit dhe menaxhimit. “Ne do të krijojmë edhe një buxhet më vete për këtë fushë prioritare”, tha Nano.
Si të aplikosh për bursë fullbright
Nga 1991-2004 kanë fituar një bursë fullbright: 200 vetë
Aplikimi është i lirë, njoftimet bëhen nëpërmjet website të ambasadës amerikane dhe njoftimeve në media
Përzgjedhjen e parë e bënë një komision në vendin tonë
Përzgjedhja e fundit bëhet nga bordi fullbright në Amerikë Ky bord zgjidhet nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara
Janë studime pasuniversitare dhe punë kërkimore shkencore
Kryeministri Nano
“Mbrojtja e interesave të mësuesëve, jo nga partizanë politikë”
“Vizioni im është se arsimi ndryshon për t’i hapur udhë ndryshimit të gjithë shoqërisë dhe mbetem i palëkundur në këte gjë. Pra, unë e shikoj arsimin si pasuri dhe obligim kombëtar dhe jo objekt komercial, ku forcat politike me pasion elektoral eksperimentojnë oralisht përmes servisjes së pseudoideve dhe skemave jo koherente. Aq më pak mund të mbrohen interesat e mësuesve dhe nxënësve në çdo nivel nga njerëz të paarsimuar, pa kulturën e integrimit dhe vetëm të indoktrinuar si partizanë politikë”, tha Kryeministri Nano.