E Shtunë, 31 Tetor 2026

"ProCredit Bank", edhe këtë vit mbështetës kryesor i Javës Kulturore Gjermane 2008

Në fund të një sezoni shumë të suksesshëm me një shumëllojshmëri aktivitetesh kulturore në disa nga qytetet e Shqipërisë, "ProCredit Bank" edhe këtë vit vjen si një nga mbështetësit kryesor të "Tetori Gjerman 2008".

Në 20-vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, mbështetja që i jep "ProCredit Bank" Javës së Kulturës, është një kontribut në njohjen e mëtejshme të ndërsjellë të dy vendeve.

Konfirmimi edhe njëherë i kontributit të "ProCredit Bank" si një sponsor kryesor në Javën Gjermane në Shqipëri, është vazhdimi i një tradite të bankës, jo vetëm në krijimin e urave lidhëse përmes promovimit të vlerave kulturore, por edhe një strategji e përcaktuar nga aksionerët tanë, që synon përafrimin e bankës me njerëzit, të cilëve ka synim t‘u shërbejë.

Aksionerët e fortë me prejardhje gjermane, dhe me kapital shtetëror gjerman, përvoja e gjatë dhe e qëndrueshme, stafi i kualifikuar, miqësor dhe i përkushtuar, transparenca në ofrimin e shërbimeve bankare, përfitimi i rinovimit automatik të depozitës, procedurat e thjeshta etj., janë elementët kryesorë të strategjisë sonë për zhvillimin e biznesit në tregjet ku ne veprojmë. Si rezultat, jemi gjithmonë në gjendje t‘u ofrojmë klientëve tanë zgjidhje personale dhe informacionin që ata kanë nevojë, thjesht dhe me profesionalizëm.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›