E Shtunë, 31 Tetor 2026

ProCredit Bank feston 8-vjetorin e saj

• ProCredit Bank ka festuar 8-vjetorin e operimit të saj në Kosovë.Ajo është banka e parë që ka nisur aktivitetin e saj në Kosovën e pas luftës dhe renditet si banka e parë në vend. ProCredit ka rreth 50 degë të shtrira në të gjithë territorin e Kosovës, numri i të cilave do të rritet ndjeshëm edhe më tej gjatë këtij viti. Në ditëlindjen e saj të 8-të ProCredit Bank ka inauguruar edhe zyrat e reja qendrore. Viti që ka kaloi ishte tepër i suksesshëm për bankën ProCredit, këtë fakt e kanë konfirmuar edhe vetë drejtuesit e saj. “ProCredit Bank numëron mbi 260 mijë klientë me një vlerë totale të depozitave, që arrijnë në mbi 470 milionë euro. Që nga viti 2000 kemi dhënë më shumë se 100 mijë kredi biznesi me vlerë 700 milionë euro”, është shprehur Florin Lila, zv/drejtor i Përgjithshëm i ProCredit Bank, Kosovë. ProCredit Holding është aksioneri kryesor i ProCredit Bank në Kosovë, në nivelin 83.33 për qind pas shitjes së aksioneve nga KFË, IFC (pjesë e Bankës Botërore), FMO dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Të gjitha degët e ProCredit janë të pajisura me teknologji dhe standarde të larta evropiane, përfshirë këtu edhe bankomatet. Falë rezultateve pozitive kjo bankë është zgjedhur për 7 vjet rresht banka më e mirë në Kosovë. ProCredit është pjesë e një grupi ndërkombëtar bankash të pranishme në 10 vende të Evropës Juglindore, në Amerikën Latine dhe Afrikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›