E Shtunë, 31 Tetor 2026

“ProCredit Bank” rrit interesat e depozitave nga 19 janari deri më 14 shkurt



Pas një sezoni mjaft të suksesshëm në ofrimin e një shumëllojshmërie afatesh për depozitat dhe përfitimit të interesit çdo muaj për disa maturitete, “ProCredit Bank” tashmë do të ofrojë interesa edhe më të larta për depozitat me afat në euro dhe lekë. Të gjithë klientët, pavarësisht nga shuma që do të depozitojnë dhe afati që do të zgjedhin, deri më 14 shkurt 2009 do të mund të përfitojnë interes 1 për qind më të lartë për depozitat me afat në lekë dhe 0.5 për qind për depozitat me afat në euro. “ProCredit Bank” në vazhdimësi të strategjisë së saj për të nxitur kursimin prezanton ofertën më të re “E dua bankën time”, e cila është e vlefshme jo vetëm për depozitimet e reja, por edhe rinovimin e depozitave ekzistuese. Gjithashtu, “ProCredit Bank” ofron interesa të larta edhe për llogaritë e kursimit në lekë dhe euro që janë respektivisht 4% dhe 3.1%. Për të qenë sa më pranë nevojave të klientëve, “ProCredit” mundëson rinovimin automatik të depozitave me afat, ku përmes këtij shërbimi klienti nuk është i detyruar që të jetë i pranishëm në ditën e maturimit, sepse depozita rinovohet automatikisht nga banka. “ProCredit Bank” renditet si banka e parë që ka ofruar depozita me afat maturimi deri në 5 vjet në euro, si dhe afat maturimi në dollarë amerikan deri 2 vjet dhe në monedhën vendase deri në 3 vjet. Nëpërmjet investimit në depozita me afat klientët mund të përfitojnë interesa më të larta dhe kredi me kushte preferenciale. Deri më 31 dhjetor 2008 më shumë se 143 mijë klientë i kanë besuar kursimet e tyre “ProCredit Bank” në Shqipëri. “ProCredit Bank” është mjaft e njohur në Shqipëri dhe kryen aktivitetin e saj prej më shumë se 13 vjetësh. Aksionerët e “ProCredit Bank” janë institucione mjaft të rëndësishme me kapital shtetëror dhe privat, të tilla si: “ProCredit Holding AG” dhe “Commerzbank AG”. “ProCredit Bank” është e pranishme në 22 shtete, në Evropën Juglindore, Afrikë dhe Amerikën Latine.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›