Të fshehtat e një batakçiu gjenial
Njeriu i 5 miliardë eurove, Zherom
Kerviel, 12 muaj pasi u shndërrua
në personin më të diskutuar jo
vetëm të rretheve financiare, vendosi të
dalë nga "hija" e të rrëfehet në një intervistë
të gjatë, ku shpjegoi se si i "nxori nga
xhepat" 5 miliardë euro bankës së fuqishme
franceze, "Societe Generale".
Gjatë intervistës, 32-vjeçari, në mënyrë të
vazhdueshme deklaroi se kënaqësia që
kishte provuar në profesionin e tij ishte
"orgazmike" dhe se, sipas tij, nuk kishte
gjë më të jashtëzakonshme se vënia e
basteve "astronomike" në tregjet financiare.
"Në fund arrita të humbisja çdo lloj
sensi të realitetit, por fillimisht suksesi im
i madh në treg u vlerësua dhe u aprovua
nga shefat e bankës. Eprorët e mi më quanin
‘makinë parash‘ dhe vetëm shumë
kohë më vonë vunë re se ‘makina e
parave‘ po shndërrohej në një rrezik të
madh për vetë bankën". Ai rrëfen më pas
se ishte ndjerë i përfshirë nga faji vetëm
ditën e 7 korrikut të vitit 2005, kur terroristët
vendosën bombat në metronë e Londrës.
"Atë ditë fitova për pak sekonda 500
mijë euro. Ishte një ditë që duhej festuar,
ndërkohë që e gjithë bota ishte me lot në
sy. Kur e kuptova se fitorja ime dhe si pasojë
gëzimi im ishin pasojë e çrregullimeve
në bursë, për shkak të sulmit, shkova
në tualet dhe volla". Sipas tij, e njëjta
situatë pozitive për bankën "Societe Generale",
në të cilën ai punonte deri një vit
më parë, ndodhi edhe ditën e 11 shtatorit
të vitit 2001. "Kjo ditë shënoi për bankën
time një fitim kolosal parash,
madje më të madhin në historinë
e saj". Por, pavarësisht
momentit të dobësisë së kaluar
në 7 korrikun e 2005-ës, tregtari
i ri i letrave me vlerë vazhdoi
të vinte baste shumë të
mëdha dhe të paautorizuara
parash në ulje-ngritjet e vazhdueshme
të tregut evropian të
letrave me vlerë e aksioneve
edhe për dy vite të tjera, derisa
"bomba" plasi në një nga situatat
më të vështira financiare
që po kalon mbarë bota. Akuzat që bien
mbi të janë të shumta dhe pritet që të
marrin formën përfundimtare të formulimit
pas disa javësh. Sipas legjislacionit
francez, ai pritet të akuzohet për
shpërdorim të besimit, falsifikim dokumentesh
dhe hyrje të paautorizuar në kompjuterët
e bankës për të mbuluar veprimet
financiare. Megjithatë, gjyqi nuk do
të zhvillohet para vitit 2010. Qëkur bëmat
e tij u bënë publike një vit më parë, Kerviel
u shndërrua në një lloj heroi. Ai ka një klub
fansash, është protagonist i një libri komik
dhe madje historia e tij do të shndërrohet
shumë shpejt edhe në një film. Bëmat e tij
ranë më shumë në sy në sfondin e situatës
së rrezikshme e komplekse të mjaft
institucioneve financiare botërore. Nga
fansat dhe avokatët mbrojtës, Kerviel
konsiderohet si "milingonë në një çizme
ushtari" në krahasim me spekulatorët dhe
spekulimet kolosale e të paprincipta të
individëve të tjerë e vetë institucioneve
bankare. Një nga avokatët mbrojtës të
Zherom ka bërë të ditur se klienti i tij u
braktis nga shefat në momentin më të
vështirë, siç braktisin bretkosat një varkë
në momentin e mbytjes. "Kerviel nuk është
një viktimë dhe ai pranon disa lloje akuzash,
por mekanizmi i kontrollit në bankën
‘Societe Generale‘ nuk funksionoi dhe kjo
jo për syleshësi, por sepse vetë banka ishte
e përfshirë në disa lloj lojërash. Është e
pandershme, qesharake dhe e pakuptimtë
që Kerviel të konsiderohet i vetmi
person i përgjegjshëm për humbjen e ‘Societe
Generale‘, për krizën botërore financiare,
për problemin e kredive të dorës së
dytë dhe për gjithçka po ndodh tani", ka
bërë të ditur avokati i tij. Pikërisht më 24
janarin e kaluar, banka franceze tronditi
botën kur njoftoi se kishte pësuar një
humbje prej 4.9 miliardë eurosh nga "loja
e paautorizuar e një tregtari letrash me
vlerë në tregjet evropiane". Punonjësi i ri
i bankës pranoi menjëherë se kishte vënë
baste me shifra kolosale, por ngulmoi se
për këtë kishin dijeni edhe eprorët e tij dhe
se ata kishin bërë një sy qorr e një vesh
shurdh, duke shpresuar se spekulimet do
të ishin në dobi të bankës. Ai pranoi dhe
vazhdon të pranojë ndërmarrjen e
rreziqeve të çmendura dhe fiksimin e tij
me lojën, sikur të bëhej fjalë për një lojë
në kompjuter. Në fillim të vitit 2008, kur
tregu kishte filluar të shfaqte shenjat e
rënda të krizës, Zherom kishte refuzuar që
ta pranonte këtë ndryshim, duke vazhduar
me rregullat e vjetra. "Për një tregtar
normal, një fitore ditore prej 30-40 mijë
eurosh mund të konsiderohet si shumë e
mirë, ndërsa për mua çdo shifër poshtë 1
milion eurove ishte e pakonsiderueshme.
Për një kohë të gjatë fitoja shuma ‘astronomike‘
dhe më besoni nuk kishte
kënaqësi më të madhe, jo për paratë në
vetvete, por për kënaqësinë e një fitoreje
të vështirë". Në fund të vitit 2007, ai fitoi
1.7 miliardë euro, që, sipas tij, u përdor nga
banka për të mbuluar humbjet e disa
kolegëve të tij. "Në atë moment të gjithë
vinin tek unë për të mbuluar vrimat e tyre.
Kur i dëgjoj ata njerëz sot, se nuk kishin
dijeni se me se po merresha, them me plot
gojën se ajo bankë është një tufë e madhe
hipokritësh". Ditën e bombave në Londër,
në korrikun e 2005-ës, ai tha se kishte vënë
baste me shuma të mëdha parash në aksionet
e kompanive të sigurimeve,
veçanërisht në atë të gjigantes gjermane
"Alleanz". Kur doli lajmi për sulmin terrorist,
tregu i aksioneve ra ndjeshëm brenda
disa minutash dhe sipas Zherom, "të
gjithë nisën të humbnin para, veç meje".
Kur e kuptoi se ato para po i vinin nga vdekja
dhe plagosjet e dhjetëra vetëve shkoi
në tualet dhe volli. Por kjo vrarje
ndërgjegjeje nuk zgjati shumë dhe ai iu
rikthye punës sërish. Por kur po atë ditë i
tha eprorit të tij se paratë e fituara ishin
për shkak të rënies së aksioneve nga atentatet
terroriste, shefi iu përgjigj se për
bankën, 11 shtatori, dita e sulmeve terroriste
në SHBA "kishte qenë dita më e begatë
në tërë historinë e bankës, që nga
krijimi i saj", sepse fitimet kishin qenë
kolosale. Për djaloshin, sa kohë që sillte
fitime nuk bëheshin pyetje, madje vetë
Zherom kujton se shefat i vinin herë pas
here në vendin e punës, i rrihnin shpatullat
e i thoshin: "Hë Zherom, o makinë
parash, sa ka qenë fitimi sot?" "Për mua
është absurd pretendimi i ‘Societe Generale‘
se askush nuk dinte gjë se çfarë po
bëja dhe me se po merresha. Në vitin
2007, kur arrita të fitoja 500 mijë dollarë, u
dhashë shefave një shpjegim shumë banal,
që sigurisht nuk e besuan, por që nuk
më bënë pyetje për këtë". Një vit pas
"plasjes së bombës", Kerviel, në pritje të
gjykimit, vazhdon jetën në periferi të Parisit
dhe punon për një kompani kompjuterësh
të një mikut të tij. Thuhet se ka
pasur shumë oferta pune, kryesisht nga
ana e fondeve të investimeve, por pasioni
i tij vazhdojnë të jenë bankat dhe tregtimi
i letrave me vlerë. Dëshira më e madhe që
ka është që t‘i rikthehetjetës normale dhe
anonimatit, sepse jeta i është shkatërruar
dhe bashkë me të edhe marrëdhënia që
kishte me të dashurën dhe të ëmën.
"Sikur të kisha më shumë para do të
dëshiroja të bëja një pushim të gjatë me
mamanë time që të qetësohej dhe të mos
e shihja përditë me lot në sy".