E Shtunë, 31 Tetor 2026

ProCredit rrit interesat e depozitave

 

ProCredit Bank ka rritur normat e interesit për depozitat me afat në lek, euro dhe dollarë. Që nga data një shtator pavarësisht nga shuma që depozitojnë, të gjithë klientët do të përfitojnë interesa më të larta për të gjitha depozitat me afat, si dhe do të kenë avantazhe të tjera. Për të plotësuar nevojat e klientëve për plane kursimi dhe për të ofruar më shumë zgjedhje, ProCredit Bank ofron për herë të parë depozita me afat me maturime prej 9 dhe 18 muajsh. ProCredit Bank në Shqipëri ka 34 degë dhe agjenci. Banka ka një portofol të përgjithshëm aktiv kredie prej më shumë se 134 milionë euro, që u janë dhënë më shumë se 33 mijë klientëve në Shqipëri. Volumi i përgjithshëm i mbajtur në llogaritë e klientëve është mbi 231 milionë euro, me një numër të përgjithshëm klie-ntësh prej mbi 140 mijë. Rreth 63% e llogarive të kursimeve dhe depozitave kanë shuma më pak se 1,000 euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›