Raiffeisen hedh në treg produktin e ri
Raiffeisen Bank ka hedhur në treg produktin e saj më të ri. Kjo bankë ka zgjeruar gamën e produkteve dhe shërbimeve bankare në mënyrë që të përfshijë edhe biznesin e vogël ose siç është e njohur mikrobizneset. Që nga data një shtator Raiffeisen ofron paketa dhe kredi veçanërisht të dedikuara për këtë sektor të biznesit shqiptar. Produktet kreditore përfshijnë para-dhënien bankare (Overdraft), kredi për investime, kredi për kapital qarkullues, kredi flexi (për qëllime të papërcaktuara) dhe kredi hipotekore biznesi për ndërtimin, blerjen apo rikonstruksionin e ambienteve të biznesit. Për kredi me shuma deri në 1 000 000 lekë ose 8.000 euro, klientët nuk janë të detyruar të lënë garanci të patundshme përveç pengjeve, ndërsa kreditë nga 1 000 000 - 12.5 milionë lekë (8.000 - 100.000 euro) sigurohen me kapital të patundshëm.