Gjyqet penale, KLD nis kontrollin e gjykatave
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos të ushtrojë kontroll në të gjitha gjy-katat e vendit, si dhe në apelet e rretheve gjyqësore për proceset penale.
Lajmi është bërë publik dje nga Ana Shkëmbi, drejtoreshë e Zyrës Juridike dhe të Marrëdhënieve me Publikun në KLD. Sipas saj, në mbledhjen e tri ditëve më parë, Këshilli ka vendosur unanimisht të kryejë një inspektim tematik në të gjitha gjykatat e rretheve gjyqësore dhe të apeleve për një periudhë prej gjashtë muajsh. Mësohet se objekt kontrolli në të gjitha gjykatat do të jenë çështjet e trajtuara gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti. Në deklaratën për shtyp që u lexua nga Shkëmbi thuhet se, inspektimet nëpër gjykata do të kenë si objekt të tyre respektimin e solemnitetit gjyqësor, reflektimin e etikës gjyqësore, si dhe zhvillimin e gjykimeve në orar dhe në përgjithësi të disiplinës në punë nga togat e zeza. "Rëndësi e veçantë gjatë kësaj periudhe inspektimi, u vendos t'i kushtohet seancave gjyqësore që lidhen me çështje që kanë si objekt të tyre shqyrtimin e kërkesave penale në fazën e hetimeve paraprake", tha Shkëmbi. Po kështu zyrtarja e KLD-së pohoi se mbledhja e tre ditëve më parë e Këshillit nuk ishte shoqëruar me debate e tone të ashpra midis ministrit të Drejtësisë dhe nënkryetarit të Këshillit, dhe për më tepër gjatë mbledhjes nuk ishte shqyrtuar procedimi disiplinor i tre gjyqtarëve të Apelit Ushtarak që i dhanë pafajësi Mihal Delijorgjit në fund të vitit 2007, ditën që ai do lidhte kontratën që përfundoi me tragjedinë e Gërdecit. "KLD-ja bën të ditur se ndaj asaj çka ishte përcaktuar dhe komunikuar ndaj çdo anëtari disa ditë para mbledhjes, nuk janë paraqitur kontestime dhe as kërkesa për ndryshimin apo shtimin e rendit të ditës", përfundoi Shkëmbi. f.m