Kompania “Cosmote” mbush 10 vjeç
• Kompania celulare “Cosmote” ka festuar më 6 prill 10-vjetorin e veprimtarisë së suksesshme komerciale.
“Cosmote”, anëtare e Grupit OTE, filloi veprimtarinë në Greqi në prill 1998, pesë vjet pas konkurrentëve. Qëllimi ishte ta bënte telefoninë celulare të arritshme për të gjithë. COSMOTE e filloi veprimtarinë në 1998 me 550 stacione bazë. Në vitin 2000 arriti mbulim thuajse 100% të popullsisë dhe ishte kompania e parë që mbuloi me sinjal hapësirën detare të Greqisë. Gjatë këtyre 10 viteve, në rrjetin COSMOTE janë kryer me sukses 83.5 miliardë telefonata, 82 miliardë minuta kohë bisede dhe 50 miliardë SMS. Kjo kompani është pioniere dhe novatore në tregun grek, ajo është ndër të parat kompani në Evropë që instaloi rrjetin GPRS në mbarë vendin dhe ofroi shërbime broadband HSDPA. Në epokën e konvergjencës në telekomunikacion, COSMOTE hodhi në treg, sërish para konkurrentëve, paketat që ndërthurin ADSL me shërbimet celulare.
Nëndrejtori i Përgjithshëm i Grupit COSMOTE, Michael Tsamaz, theksoi: “COSMOTE, 10 vjet pas fillimit të veprimtarisë komerciale dhe në sajë të kontributit vendimtar të punonjësve të vet dhe besimit të 15.5 milionë abonentëve, është shndërruar në një grup shumëkombësh me praninë më dinamike në një treg prej mbi 46 milionë njerëzish në Evropën Juglindore. COSMOTE, duke shënuar rritje të qëndrueshme në të gjitha tregjet ku shtrin aktivitetin dhe duke pasur përparësinë konkurruese të sinergjisë së Grupit OTE, është gati të caktojë më tej objektiva më të larta”.