Hapet drita jeshile për rregullimin e tregut të celularëve
• Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ka miratuar dje në parim projektligjin “Për komunikimet elektronike”.
Me anë të këtij projektligji të ri qeveria synon të rregullojë tregun e telefonisë celulare në vend. Një ndër risitë e këtij projektligji, është që përcaktimi i operatorëve me fuqi të ndjeshme në treg nuk do të bëhet më për një periudhë të kufizuar kohe, por do të bëhet për minimalisht 2 vjet. Gjithashtu qeveria ka parashikuar të rrisë masën e gjobave për kompanitë që nuk respektojnë rregullat e tregut dhe në këtë drejtim, gjobitja arrin deri në 10 për qind e të ardhurave vjetore. Përveç masave, projektligji parashikon edhe një sërë lehtësirash, ku një ndër to ka të bëjë me procedurat e licencimit të një operatori të ri, të cilat me miratimin e këtij projektligji do të jenë më të thjeshta. Mjafton një njoftim pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe përgjigjja merret brenda 15 ditëve.