Probleme me gazin. Ndalohet shkarkimi i nje anijeje
Mos lejimi i i shkarkimit të një anije me gaz të lëngët në pontilin e Porto Romanos ka shkaktuar probleme në tregun e hidrokarbureve. ermal
Autoriteti i Konkurencës ka bërë me dije se pas ankesave të marra dhe shqyrtimit të situatës në Porto Romano ka urdhëruar lejimin e shkarkimit të një anije me gaz të lëngët, në të kundërt kompania që zotëron depozitat, do të penalizohet.
Ermal Nazifi, këshilltar juridik i Autoritetit të Konkurencës, thotë se ka marrë masa të përkohshme dhe hapjen e hetimeve të procedimit paraprak në tregun e portit të Porto Romanos pas moslejimit të një anilje e për të shkarkuar ngarkesën me gaz të lëngshem aty. Autoriteti tha se e cilësoi si një situatë emergjente të dëmtimit të rëndë të konkurencës.
Vendimi i Autoritetit të Konkurencës është miratuar me vota të plota të bordit të komisionerëve. Probleme të ngjashme pati dhe para disa muajsh, kur anija e një prej furnizuesve të mëdhenj u bllokua në Radë për disa javë. Ndërkohë për rastin në fjalë, operatorët në treg thonë se kjo sasi përbën rreth 50 për qind të kërkesës aktuale për gaz.
Flori Papadhimitri