Probleme te Juventusi,dëmtohet edhe Iakuinta
Një tjetër problem për Çiro Ferrarën në prag të ndeshjes së të mërkurës ndaj Sampdorias në kampionat. Sulmuesi Vincenço Iakuinta do të operohet të martën në mëngjes në gjurin e majtë dhe do të mungojë për 40 ditë. Pas Marçizios dhe Bufon, menisku ka dhënë një tjetër goditje në shtëpinë bardhezi, nga skuadrat më të goditura në Evropë nga dëmtimet. Një tjetër ndalesë ka bërë edhe kapiteni Del Piero, i cili ka patur një ënjtje të shpinës pas ndeshjes me Bolonjën. “Duket si një mallkim, por ne duhet të vazhdojmë me fitoret”, deklaroi portieri Xhixhi Bufon pas seancës stërvitore të ditës së hënë.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)