E Shtunë, 31 Tetor 2026

UET kritikon Thacin për RTK-në

PRISHTINË- Unioni Evropian i Transmetuesve ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci, duke e akuzuar se Radio Televizionin e Kosovës e ka shndërruar në “krah medial të partisë në pushtet”.
“Presioni nga qeveria juaj e ka transformuar RTK-në, nga një furnizues i balancuar i lajmeve, në një krah medial të partisë në pushtet dhe tuajin si kryeministër”, thotë pos tjerash, Jean Reveillon, kryesues i këtij Unioni, në një letër dërguar kryeministrit Thaçi.

Më tutje në letër thuhet se “zërat kritikë apo alternativë kishin qenë të shtypur”.

“Ajo që po shohim është presioni nga qeveria e Kosovës, që RTK-ja të shndërrohet në një transmetues shtetëror jokritik”, shkruan në letrën e tij, kryesuesi i Unionit Evropian të Transmetuesve, raporton agjencia DPA nga Gjeneva.

Reveillon ka kërkuar që kryeministri Thaci të ndërmarrë “masa urgjente” për rikthimin e autonomisë në RTK.
(m.a/telegraf/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›