Toti operohet, një muaj larg fushave të lojës
Françesko Toti më në fund është bindur të bëjë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale në meniskun e gjurit të djathtë, i njëjti që ka operuar pak vjet më parë. Kapiteni i Romës e la në mes seancën stërvitore të ditës së hënë dhe pasdite iu nënshtrua operacionit. “Shkoi më mirë se ç’e mendonim, - tha përgatitësi Vito Skala. – Humori i Totit është i mirë dhe profesor Mariano na ka siguruar se çdo gjë do të shkojë mirë”. Ai pritet të rikthehet pas 20-30 ditësh në fushat e lojës, ndërkohë që për t’u vlerësuar se mungesa e kapitenit ka ndikuar direkt në rezultatet e skuadrës verdhekuqe. Roma ndodhet në mesin e renditjes të Serisë A dhe në ndeshjen e fundit ndaj Livornos, u mund me rezultatin 0-1 në fushën e vet. Impenjimi i radhës për këtë skuadër është kundër Udinezes ditën e mërkurë.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)