E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Problemet në këtë vend, nuk zgjidhen me arrogancë"

Vendimi i gjykatës për anulimin e nenit të parapagimit të gjobave ndaj biznesit, është një sukses i të gjitha palëve dhe grupeve të interesit që e ankimuan këtë ligj, por edhe i Administratës Tatimore, për të cilën ky ligj ishte praktikisht i pazbatueshëm.

Është për të ardhur keq që u humbën shumë energji dhe para të taksapaguesve shqiptarë, për të shfuqizuar nenet që cenonin Kushtetutën, të këtij ligji. Praktika e deritanishme ka treguar mungesë vullneti për të diskutuar që në fazën e parë të hartimit të projektligjeve me grupet e interesit, për të shmangur gabimet që mund të ndodhin me hartimin dhe hyrjen në fuqi të ligjeve.

Shoqata e Ndërtuesve i është drejtuar dy herë Gjykatës Kushtetuese, brenda një periudhe të shkurtër, për të kundërshtuar ligjet e miratuara në dëm të interesave të biznesit, por që kanë cenuar edhe Kushtetutën. Megjithëse janë konsumuar të gjithë hallkat e nevojshme, ka qenë e pamundur ndryshimi i qëndrimit të institucioneve për të marrë parasysh kërkesat tona.

Qeveria le ta ngulë në mendje, se problemet në këtë vend nuk zgjidhen me arrogancë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›