"SHBA meritojnë respektin e përjetshëm të shqiptarëve"
Ne duhet t'u jemi mirënjohës SHBA-së që gjithnjë i ka qëndruar pranë kombit shqiptar. SHBA kontribuoi maksimalisht për çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj. Ne duhet t'u jemi shumë mirënjohës SHBA-së dhe Europës, e cila e korrigjoi gabimin e bërë një shekull më parë e tani njohu pavarësinë.
Kombi Shqiptar në Shqipëri e Kosovë ka bërë shumë sakrifica për liri e pavarësi. Europa njohu pavarësinë e i dha të drejtë Ramush Haradinajt, heroit e luftëtarit të pavdekshëm të Kosovës. Unë si intelektual, shpreh mirënjohje e respekt për udhëheqësit e SHBA-së e Europës. Ju lutem, ma botoni, nuk kam mundësi tjetër për ta shprehur publikisht këtë falënderim që më rri në zemër.