Problemet ne zgjedhje
09/05/2011 Incidentet në Shkodër
Rrihen komisionerët, kandidati
socialist pretendon kërcënim me jetë
SHKODËR- Procesi zgjedhor për pushtetin vendor në qarkun e Shkodrës është zhvilluar normalisht, por megjithatë janë vërejtur edhe disa probleme, të cilat kanë qenë të lidhura kryesisht me anën teknike të këtij procesi. Në ZAZ nr 40 që i përket qytetit të Shkodrës, baza materiale është tërhequr me vonesë. Një ditë para datës së votimit, procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të Bashkisë së Shkodrës u rrezikua për shkak të mosparaqitjes së komisionerëve të PS-së për tërheqjen e bazës material nga kjo KZAZ. Procesi i tërheqjes së bazës material të kësaj ZAZ u shty përtej afateve derisa u paraqitën përfaqësuesit e PS-së. Më pas puna e kësaj ZAZ-je vijoi normalisht. Ka pasur dhe raste incidentesh apo tërheqje komisionerësh të PS-së, që kanë çuar në pezullim të përkohshëm, apo të plotë të votimit. Konkretisht, në komunën malore të Shllakut nuk ka filluar dhe është pezulluar plotësisht votimi. Shkak është bërë tërheqja e komisionerëve të PS-së nga të gjashtë qendrat e votimit. Burimet nga kjo komunë shprehen se komisionerët janë tërhequr nga vetë kandidati i PS-së, Gjin Ndoja, sipas të cilit, nga PD është bërë grumbullimi i kartave të identitetit të simpatizantëve të PS-së për të penguar votimin e tyre. Ndërkohë në të gjitha komunat e tjera malore të ZAZ-së nr 42 është zhvilluar normalisht procesi i votimit. Për sa i përket ZAZ-së nr 41, janë shënuar disa incidente dhe parregullsi materialesh zgjedhore. Në qendrën e votimit të fshatit Kuç të komunës Gur i Zi procesi i votimit është bllokuar, pasi është goditur dhe dëmtuar rëndë me grushte dhe shkelma komisioneri PDK-së, Bahri Meti. Komisioneri Meti është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku ka marrë mjekimin e duhur. Pas këtij mjekimi, komisioneri i goditur është larguar nga spitali dhe ka bërë denoncimin përkatës në polici për ndjekje penale ndaj personave që e kishin goditur. Sipas komisionerit të dëmtuar të PDK-së, shtetasit Bahri Meti, gjithçka ka nisur pasi ka kundërshtuar votimin nga ana e një personi që është paraqitur me karta identiteti. Pas këtij kundërshtimi, komisioneri Meti ka dalë në korridor të ambientit ku zhvillohej votimi për të marrë listën me emrat e vëzhguesve dhe aty është goditur nga rreth 6 persona. Pas kësaj ngjarjeje, Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër ka dalë me një njoftim zyrtar për shtyp, ku bën të ditur se rreth orës 07:20, në ambientet e jashtme të Qendrës së Votimit Nr. 345, në fshatin Kuç, komuna Gur i Zi, rrethi Shkodër, ka ndodhur një konflikt mes dy komisionerëve të kësaj qendre, shtetasit Zamir Fusha, vjeç 40, banues në fshatin Kuç, komuna Gur i Zi, me detyrë nënkryetar i Komisionit Zgjedhor në Qendrën e Votimit Nr. 345, përfaqësues i subjektit politik të Partisë Demokratike dhe shtetasit Bahri Meti, vjeç 44, banues në fshatin Juban, komuna Gur i Zi, i cili është me detyrë komisioner në qendrën e votimit të sipërpërmendur, që përfaqëson subjektin politik të Partisë Demokristiane. Pas një konflikti mes tyre, shtetasi Zamir Fusha ka goditur me grushte shtetasin Barhi Meti. Shërbimet e Policisë Gjyqësore kryen veprimet hetimore. Në fshatin Juban të komunës Gur i Zi procesi i votimit është ndërprerë për dy orë pasi komisioneri i PD-së ka ndihmuar një person me aftësi të kufizuara për të votuar. Më pas ka vijuar normalisht procesi i votimit në këtë fshat. Në qendrën e votimit nr 145 në fshatin Plezhë të komunës Bushat, dy komisionerë kanë shkëmbyer fyerje me njëri-tjetrin dhe më pas komisioneri i PD-së ka nxjerrë me forcë jashtë qendrës së votimit komisionerin e PBDNJ-së. Konflikti është pasuar me grushte. Lec Korcari komisioner i PBDNJ-së është goditur me grushte në fytyrë nga komisioneri i PD-së, Loro Plepi, dhe disa persona të tjerë. Sipas komisionerit Lec Korçari, shkak i ngjarjes ka qenë një mosmarrëveshje mes dy komisionerëve. Sipas komisionerit Korçari, ai ka kërkuar të ndalohen persona të tjerë të jenë prezent në qendrën e votimit, apo të shoqërojnë persona për të votuar. Pas këtij incidenti, komisioneri i PD-së Loro Plepi është larguar nga komisioni, si shkaktar i dhunës në këtë qendër dhe është zëvendësuar me një tjetër. Më pas procesi i votimit në fshatin Plezhë ka vijuar normalisht. Për sa i përket parregullsive të hasura në zonën e Nënshkodrës që i përket ZAZ-zë nr 41, është konstatuar se në dy qendra votimi të komunës Bushat kanë dalë mangët mbi 300 fletë votimi. Sipas drejtuesve të ZAZ-zë 41, në këto qendra është mbajtur procesverbali përkatës për mungesën e fletëve të votimit, mungesë e ardhur nga KQZ Tiranë. Pas këtij procesverbali procesi ka vijuar normalisht. Në rast se do të kishte mangësi fletësh votimi në fund të procesit, atëherë nga KQZ do të sillej numri i nevojshme të fletëve për votuesit. Në Bashkinë Vau i Dejës, kandidati për kryetar i kësaj Bashkie, Dedë Dodani, i “Aleancës për të ardhmen” është shprehur se është kërcënuar me jetë nga ana e inspektorit të Policisë së Bashkisë së Vaut të Dejës. Po sipas kandidatit Dedë Dodani, shkak i këtij kërcënimi është bërë kontestimi i prezencës së një efektivi të Policisë Bashkiake në qendrën e votimit nr 185 të fshatit Shelqet dhe propagandës së këtij efektivi për të votuar për kandidatin e PD-së. Konstatimi është bërë gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, disa orë para fillimit të procesit të votimit. Kontestimin e dërgova tek ZAZ nr 42 në Shkodër, kërkova që ky kontestim t’i bëhej dhe KQZ-së dhe Drejtorisë së Policisë së Shkodrës dhe kërkoi zëvendësimin e këtij inspektori policie. Sipas kandidatit të “Aleancës për të ardhmen”, pas këtij kontestimi, në orët e para të mëngjesit efektivi i Policisë Bashkiake, njëkohësisht dhe punonjës i shërbimit pranë qendrës së votimit në fshatin Shelqet është futur në lokalin ku po pinte kafe kandidati Dedë Dodani dhe e ka kërcënuar me jetë. Kandidati Dedë Dodani shprehet se për këtë ngjarje ka lajmëruar policinë, por si përgjigje ka marrë kërkesën për të shkuar të bëjë kallëzim në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës. Kandidati Dedë Dodani e ka quajtur të paarsyeshme përgjigjen e policisë, pasi në kushtet e kërcënimit me jetë e kishte të pamundur lëvizjen nga Vau i Dejës për në qytetin e Shkodrës. V. Abdyli
Sarandë
Mungon procesverbali dhe kodet e
sigurisë, bllokohet votimi në QV 6722
SARANDË- Të paktën 220 votues të regjistruar në qendrën e votimit (QV) nr. 6722, nuk do të votojnë për shkak të mungesës së procesverbalit dhe kodit të sigurisë, njoftoi Guri Tatari, kryetari i komisioni zonal të administrimit të zgjedhjeve (KZAZ) nr. 65, në jug të vendit. “Gjatë verifikimit të materialeve zgjedhore, fatkeqësisht mungonin dy elementë të rëndësishme, procesverbali dhe kodi i sigurisë, gjë që në këto kushte KZAZ-ja ka bllokuar procesin e votimit”, thekson Tatari. Sipas tij, zgjedhësit në fshati Kalcat të komunës së Livadhjasë nuk do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri të komunës Livadhja. Në KZAZ-në nr. 65, sipas listës përfundimtare, votojnë 37.824 persona në 57 qendra votimi, 6 për komuna, 1 për bashkinë e Ksamilit. T. Skuqi
Përplasje të vogla mes palëve
Ecuria e procesit të votimit në
Berat e qetë dhe pa incidente
BERAT- Procesi i votimit në qarkun e Beratit i nisur normalisht rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm me përjashtim të dy qendrave të votimit në Bashkinë e Beratit, ku procesi ka nisur më gati 5 minuta me vonesë, për shkak të disa problemeve teknike, por që ka ecur normalisht. Në Bashkinë e Kuçovës votohet sot në 25 qendra votimi ku janë të regjistruar 23.182 zgjedhës. Probleme në këtë bashki janë vërejtur vetëm në momentin e parë të hapjes së qendrave të votimit, ku disa komisionerë kanë pasur probleme shëndetësore dhe është kërkuar zëvendësimi i tyre me të tjerë komisionerë. Në lidhje me nisjen me vonesë të procesit të votimit në qendrën e votimit të lagjes "Uzonë" në Bashkinë e Beratit, ku procesi nisi rreth 20:00 minuta me vonesë për shkak të humbjes së vulës së kutive të votimit, reagoi paraditen e sotme dhe koordinatori për median pranë degës së PD-së në këtë qytet Namir Lapardhaja. Ky i fundit deklaroi në një konferencë për shtyp se humbja e vulës ka qenë e qëllimshme nga ana e komisionerit të majtë të kësaj qendre, por që gjithsesi menjëherë pasi u mbajt një proces verbal nga ana e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve procesi ka vijuar të ec normalisht. Pranë Bashkisë së Urës Vajgurore, ku ndodhet e instaluar dhe ambienti i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve për këtë bashki dhe 10 komunat e rrethit të rrethit të Beratit. Rreth orës 12:00 kryetari i këtij komisioni deklaroi se në një qendrën e votimit të komunës Otllak nga 772 zgjedhës që do të votojnë mungonin 300 fletë votimi të kandidatëve. S. Gorica
Elbasan, problemet me fletët e votimit
Bllokohet në 2 komuna votimi,
në njërën shtyhet për javën tjetër
ELBASAN- Që nga momenti i dorëzimit të qendrave të votimit, të gjithë punonjësit e policisë të dislokuar me shërbim për ruajtjen e tyre, janë larguar nga qendrat e votimit duke qëndruar larg tyre, me qëllim ndërhyrjen në rast incidentesh të mundshme. Në qytetet dhe në zonat rurale në të gjithë qarkun e Elbasanit, në periudhën e fillimit të procesit të votimit në afërsi të qendrave të votimit apo në rruge nuk ka pasur asnjë mjet apo forcë policie, përveçse në rastet e kërkesës së ndihmës nga komuniteti për probleme të ndryshme. Në Cërrik ka pasur me probleme me shpërndarjen e bazës materiale. Sipas Dhimitraq Zografit, koordinator i KQZ për qarkun e Elbasanit, për shkak të konflikteve mes komisionerëve, shpërndarja e materialeve zgjedhore ka përfunduar pas orës 02 të mëngjesit. Ndërkohë PS Gramsh lajmëron se në komunën Pishaj, policia i ka bllokuar dokumentet automjeteve që mbanin në xhama posterat e kandidatëve. Ata e kanë cilësuar këtë jo propagandë, por një veprim të qëllimshëm të policisë. Bllokohet procesi në komunën Pishaj Gramsh dhe komunë Papërr Elbasan. Problemi është i njëjtë. Emrat e kandidatëve nuk korrespondojnë me siglën e koalicionit përkatës. Në Pishaj ndërpritet procesi. Dërgohet ankesa në KQZ, ndërkohë në Papërr me konsensusin e dy kandidatëve Shefqet Bullari dhe Gani Cani nëpërmjet një akti noterial është lejuar që të vazhdojë procesi i votimit edhe pas këtij problem të hasur në fletët e votimit. Ndërkohë komunës Pishaj nuk i është dhënë një përgjigje dhe pritet të votojë në javët në vazhdim.
Ndërkohë komunës Pishaj nuk i është dhënë një përgjigje dhe pritet të votojë në javët në vazhdim. Në komunën Pishaj kandidojnë 4 kandidatë ku kryesorët janë Klodian Taçe i “Aleancës për qytetarin” dhe Estref Çekrezi i “Aleancës për të ardhmen”. Në fshatin Gorisht të komunës Tregan nuk nis procesi i votimit, pasi mungojnë listat e zgjedhësve. Në një kohë rekord zëvendësohen listat dhe nis procesi. Në Zavalinë janë identifikuar dy kuti të thyera nga komisioni. Lajmërohet KQZ dhe zëvendësohet kutitë nëpërmjet dërgimit nga helikopteri i KQZ-së. Në fshatrat Sopot dhe Gaferr të komunës Stravaj në rrethin e Librazhdit janë larguar komisionerët e PD. Kërkohet ndërhyrja e KZAZ për zëvendësimin e tyre. Në fshatin Çerçan komuna Hotolisht PS lajmëron se po i bëhet presion qytetarëve dhe po votohet hapur. Pezullohet votimi nga PS, por ka rifilluar pas konfliktit mes komisionarëve. Ndërkohë në komunë Labinot Mal në fshatin Qerret komisionerët e PS nxirren jashtë nga policia sipas PS, ndërkohë në fshatin Benë sipas PS kërcënohet nga kryetari i komunës nëpërmjet telefonit kryetari i komisionit që i përket Partisë Socialiste. Po kështu në komunën e Shalës në qendrën e votimit të fshatit Xibrrakë sipas PS një simpatizant i PD ka hyrë dhe ka dashur të votojë për të gjithë familjen. Kryetari i komisionit, përfaqësues i PS-së ka reaguar duke mos e lejuar. Ky veprim ka sjellë edhe acarimin e votuesit, që sipas PS ka tentuar të thyejë kutitë e votimit. Ndërkohë PD nëpërmjet një deklarate për shtyp cilësoi këtë ngjarje si mjaft të rëndë. Sipas saj, në qendrën e votimit në Xibrakë, komuna e Shalës, ku kandidati socialist, pasi ka ushtruar dhunë verbale mbi komisionerët, ka thyer kutitë e votimit. Në ambientet e shkollës “Qamil Guranjaku” që shërben për dy qendra votimi është goditur një votues. Sipas PD-së, në afërsi të qendrës së votimit të shkollës “Qamil Guranjaku”, qytetari me inicialet K. ZH. është goditur me sende të forta nga një grup mbështetësish të kandidatit socialist Qazim Sejdini. Por ndërkohë policia e shtetit ka dalë në një deklaratë për mediat ku sqaron se ndiqet në gjendje të lirë personi që ka goditur shtetasin e mësipërm. I. Dedja invalid e ka goditur me patericën e tij 34-vjeçarin K. Zhidro. L. Lleshi
Pjesëmarrje e qetë dhe pa konflikte
Durrës, 20 mijë votues
më shumë sesa në 2007-ën
DURRËS- Pjesëmarrja në votimet e 8 majit në qarkun e Durrësit ka shënuar rreth 40 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve. Konfirmimet janë dhënë si informacione paraprake nga kryetarë e nënkryetarë nga 4 KZAZ-të e qarkut të Durrësit. Në bashkinë e qytetit bregdetar numri votuesve ka qenë rreth 20 mijë më shumë krahasuar me zgjedhjet vendore të vitit 2007, të cilat nxorën fitues kandidatin e PS Vangjush Dako. Zhyljen Varfi në cilësinë e kryetarit të KZAZ-së numër 8 ka thënë se “në bazë të raportimeve nga qendrat e votimit procesi ka ecur normalisht dhe se anëtarët e këtij komisioni kanë pasur bashkëpunim ligjor në përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor”. Në vitin 2007 janë regjistruar 38 mijë fletë votimi të vlefshme për kryetar të Bashkisë së Durrësit, kurse në zgjedhjet e djeshme të 8 majit ky numër është rreth 58 mijë apo 20 mijë votues më shumë. Procesi i votimit në Durrës është ndjekur nga afër nga deputetët Gazmir Bizhga, Blendi Klosi e Klodiana Spahiu të PS dhe Igli Cara, Gazmend Oketa e Eduart Halimi të PD, të cilët janë deklaruar se procesi ka ecur normalisht dhe me incidente që nuk pritet të kenë ndikim në konkluzionet e rezultatet përfundimtare. Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit ka kryer dy dalje zyrtare para mediave duke bërë të qartë se nuk ka pasur asnjë incident të denoncuar dhe se procesi normalisht. Procesi i votimeve në qarkun e Durrësit ka ecur normalisht. Në deklarimet e saj zyrtare policia ka bërë të ditur se nuk është regjistruar asnjë denoncim. Problemi i parë është shënuar në Armath të Bashkisë së Manzës, pasi aty kanë shkuar 509 fletë votimi më pak sesa numri i votuesve. Kjo ka bërë që procesi të shtyhet përreth 2 orë e gjysmë për të filluar normalisht me mbërritjen e kontingjentit të dytë të fletëve të votimit. Edhe në Durrës ka pasur probleme tek Çesmja Ferrës, por këtë herë për shkak të konfirmimit me vonesë të emrit të një anëtari të qendrës së votimit. Në kopshtin e riaftësimit të fëmijëve në qytet procesi i votimit është mbyllur në orën 19 duke lënë jashtë të drejtës së votimit disa qytetarë, të cilët kanë qenë në radhë në kohën e afrimit të orës së mbylljes së procesit. Pas ndërhyrjes së disa komisionerëve, zgjedhësve u është dhënë e drejta e votimit. Xh. Gradica
Situatë relativisht e qetë zgjedhore në qarkun Fier
Goditen me pëllëmbë dy anëtarët e
komisionit. Zeqaj: Ka parregullsi
Një situatë normale është paraqitur dita e votimit dje në qarkun Fier. Si në të gjithë vendin qendrat e votimit janë hapur në orën 07.00. Rastet që janë paraqitur si problemore kanë qenë në qendrën e votimit Nr. 3209, në fshatin Seman i Ri komuna Topojë, ku dy persona kanë fyer dhe qëlluar me pëllëmbë dy anëtarë të Komisionit të kësaj Qendre Votimi. Ndërkohë në Qendrën e Votimit Nr. 2896, në fshatin Zhelizhan komuna Allkaj, ku një person pasi ka mbaruar procedurën e votimit nuk ka pranuar të largohet nga qendra e votimit. Por edhe në qendrën e votimit Nr.3027/1 në lagjen “Afrim” në Fier, dy anëtarë te Komisionit të kësaj Qendre Votimi janë konfliktuar. Pas votimit Baftjar Zeqaj, kandidati i PS-së për Bashkinë Fier ka thënë: “Procesi po kalon mirë në përgjithësi, por ne kemi evidentuar problemin me bojën që fshihet lehtë, ndërkohë kemi edhe raste të disa kartave të falsifikuara, të cilat do të bëhen publike në kohën e duhur. Ndërkohë ka pasur edhe emra të shtuar në familje. Unë sapo jam njohur me një familje të tillë ku i kishin çuar tre fëmijë në moshë madhore më shumë në lista. Por më mirë t’i mëshojmë ecurisë së zgjedhjeve që të jenë të lira dhe të ndershme se sa tek këto gjëra të vogla, të cilat do të kalojnë”. Policia ka deklaruar se ndërhyrja e punonjësve të policisë në disa raste kur është dashur është bërë me kërkesë dhe Vendim të Komisioneve të këtyre qendrave të votimit, konform dispozitave ligjore të Kodit Zgjedhor.
A. Damini
Mano dhe Peleshi: Votimi në Korçë si në qytetet evropiane
Incidentet në Korçë,
shënohen përplasje të vogla
Për sa u përket incidenteve të ndodhura në qarkun e Korçës, ato kanë qenë jo vetëm sporadike, por edhe të papërfillshme për të cenuar procesin e zgjedhjeve, të paktën kështu u shprehën kandidatët e dy kampeve më të mëdha të politikës. E njëjta gjë u konfirmua edhe nga kryetari i KZAZ-së nr. 28 që mbulon qytetin, nga KZAZ –ja nr. 29, e cila përfshin komunat Bulgarec, Drenovë, Bashkinë Maliq, komunën Mollaj, Voskop, Vithkuq, Voskopojë, Gorë, Moglicë dhe Lekas, si dhe nga KZAZ-ja nr, 30, që mbulon komunën Liqenas, Pojan, Vreshtas, Libonik dhe Pirg. Megjithatë, tre KZAZ-të renditen dhe problemet që ishin evidentuar prej tyre. Socialistët kishin ngritur shqetësimin e tyre për listat në fshatin Plasë të komunës Pojan dhe në fshatin Gopesh të komunës Moglicë, ku gjithçka ishte sqaruar shumë shpejt. Në fshatin Vloçisht të komunës Libonik votimi kishte filluar me 2-3 orë vonesë, sepse 3 komisionerë të djathtë ishin paraqitur me vonesë. Ndërsa në fshatin Podgorie u kërkua ndihma e policisë, pasi votuesit nuk po arrinin të mbanin radhën për të hyrë në qendrën e votimit, ku punonjësit e policisë ndihmuan procesin për disa minuta. Për sa i përket rrethit të Pogradecit, fillimisht probleme të vogla pati në tre njësi vendore, sepse 5 kuti me materiale zgjedhore kishin mbërritur të dëmtuara, dhe konkretisht: 2 kuti në bashkinë e Pogradecit, 2 kuti në komunën e Proptishtit dhe 1 kuti në komunën e Buçimasit, të cilat u zëvendësuan me kuti të tjera, të cilat u sollën me helikopter. Ndërkohë në rrethin e Devollit, nga ana e socialistëve u pretendua se një komisioner i tyre, Vilson Sedo, ishte rrahur nga një komisioner i djathtë, por nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se konflikti kishte ndodhur në një nga lokalet e qytetit të Bilishtit. Nga ana e socialisteve u pretendua gjithashtu se në qytetin e Korçës, kishin votuar dhe 60 të burgosur, por që nuk mundën të sillnin fakte as për numrin e të burgosurve që mund të kishin votuar dhe as argumente nëse një rast i tillë përbënte shkelje.
V. Hasani
Ngjarjet e raportuara në KQZ
PD e LSI: Rama të gjobitet
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë deklaruar dje në mbledhjen e djeshme të KQZ-së, se kryetari i PS-së shkeli heshtjen zgjedhore duke bërë propagandë. Përfaqësuesit ligjorë të PD-së e LSI-së, Kosovrasti dhe Manjani kërkuan gjobitjen me 500 mijë lekë gjobë të Ramës për shkelje të heshtjes zgjedhore.
Ndër problematikat e tjera të trajtuara në mbledhjet e vazhdueshme të KQZ-së kanë qenë: Në KZAZ-në 41, Shkodër kryetari i komisionit (përfaqësues i PD) është larguar nga qendra e votimit. Komuna Arras, Kodër Lezhë, në qendrën e votimit është thyer kutia e votimit. Në QV-në 0689- në Malecaj, komuna Balldre, munguan fletët për 240 votues. Procesi i votimit deri në orën 14:00 nuk ka filluar, pasi nuk janë paraqitur komisionerët e PD-së. Në QV-në 0148 kanë munguar 500 fletë votimi të kandidatit Në QV 0161 nuk ka korresponduar numri i serisë së fletës së votimit
Në KZAZ-në 51 ka pasur një situatë konfliktuale, në pallatin e sportit “Asllan Rusi” ka pasur grupe dhe militantë të PD-së. Njësia nr. 3 në Tiranë në QV-në 1776 janë kërcënuar komisionerët e PS-së. Në KZAZ-në 56 në QV-në 1593 ka pasur mungesa prej 568 fletësh votimi për kryetarin. Në Bashkinë Korçë janë shfaqur persona të paraburgosur, të cilët sipas PS-së nuk janë shoqëruar nga forcat e policisë. Në komunën Dropull i poshtëm kandidati i PD-së ka kërcënuar komisionerët në sallë.
Në njësinë nr. 7, sipas PS-së, votuesi pasi ka dalë nga salla e votimit, e ka fshirë kollaj bojën matrikuluese. Në komunën Guri i Zi, në QV-në 6345 komisionerët e PS-së nuk kanë lejuar votuesit që të votojnë.
Incidentet e regjistruara në Tiranë
Sulm kamerave të Top-Channel,
rrihen dy djemtë e komisionerit
TIRANË- Dje në rrugën e “Elbasanit” në afërsi të Qytetit Studenti në Tiranë, është vjedhur një kamera digitale e një operatori të televizionit Top-Channel, ku u sulmua edhe gazetari Marin Mema. Shërbimet e parandalimit të krimit të komisariatit nr.1 Tiranë, nga puna operative e bërë arritën të gjenin kamerën në rrugicat pranë Pallateve Grandi në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë. Një ndër autorët, dyshohet të jetë 14-vjeçari me iniciale D.B, i cili aktualisht u mor në pyetje duke respektuar të drejtat procedurale dhe juridike ndaj një mituri. Autori dyshohet të jetë shtetasi Agim Kocilla, 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht po merret në pyetje në komisariatin e policisë nr.1 në Tiranë.
Rrihet kryeplaku në Kombinat
Dje në Kombinat në afërsi të shkollës “Myslym Keta” në Tiranë janë konfliktuar me njëri-tjetrin tre shtetas. Menjëherë, pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e parandalimit të krimit të komisariatit të policisë nr.6 Tiranë, bënë të mundur shoqërimin e të tre shtetasve të përfshirë në këtë konflikt. U konkludua se motivi i grindjes së shtetasve Vladimir Hysi, 53 vjeç, kryeplak për njësinë nr.6 Tiranë, Gildian Koraqi, 51 vjeç dhe Bujar Karaj, 32 vjeç, ka qenë për mbajtjen e radhës për të votuar zgjedhjet vendore 2011. Në oborrin e shkollës “Myslym Keta”, autorët e dyshuar shtetasit Gildian Koraqi dhe Bujar Karaj, kanë debatuar dhe më pas kanë goditur dhe dhunuar 53-vjeçarin Vladimir Hysi. Aktualisht shtetasit Gildian Koraqi dhe Bujar Karaj janë shoqëruar dhe po merren në pyetje.
Denoncon shqiptaro-amerikani
Dje rreth orës 13.30’ në ambientet e jashtme të shkollës “Naim Frashëri” në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë, pas një debati, është goditur vëzhguesi i shoqatës “Vatra” shtetasi, shqiptaro-amerikan, Isat Billali, 38 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë. Shërbimet e parandalimit dhe të hetimit të krimit të komisariatit të policisë nr.2 Tiranë morën deklarimin e të dëmtuarit, i cili do ndihmojë për të identifikuar autorët, si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Goditen dy djemtë e komisionerit të PD-së
Dje rreth orës 15.30’ në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, në oborrin e kopshtit nr.45, në të cilën është vendosur qendra e votimit nr.1849, janë goditur me grushte dhe sende të forta dy shtetas, të cilët ishin afruar për të votuar. Shtetasit e dëmtuar janë Erald dhe Energis Hasaj, respektivisht të moshave 18 dhe 19 vjeç, djemtë e shtetasit Përparim Hasaj, i caktuar me detyrën e komisionerit të Partisë Demokratike. Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë të komisariatit të policisë nr. 2 Tiranë, të cilët kanë siguruar deklarimet e të dëmtuarve dhe po punojnë për dokumentimin e mëtejshëm procedural dhe hetimor të kësaj ngjarjeje, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë. Nga hetimet e menjëhershme në vendngjarje, dyshohet se autorë janë shtetasit Fatmir Meta, 42 vjeç dhe Viktor Agolli, 43 vjeç, të cilët ndërkohë janë shpallur në kërkim.