E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferraj prezanton projektin e rrugës së Kallmit

07/05/2011  Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” në Bashkinë e Durrësit, Ferdinand Xhaferaj, prezantoi dje projektin e ndërtimit të rrugës së Kllamit. Rruga e re nis nga Currilat në Porto Romano dhe shkon përgjatë bregut të detit. “Ne do ta bëjmë bregdetin e Kallmit një zonë elitare për zhvillimin turistik të Durrësit,” - tha kandidati Xhaferaj. Ai shpjegoi në detaje projektin, i cili kërkon afro 7 milionë euro për t’u zbatuar. “Rruga do të jetë e standarteve të larta, me trotuare, gjelbërim, dhe ndriçim.” – u shpreh Xhaferraj. Duke folur për mundësitë që do t’i sjellë turizmit zhvillimi i kësaj zone, Xhaferaj shtoi se “kjo do të jetë një mundësi e favorshme për ofrimin e shërbimeve me cilësi të lartë për turistët, ndërkohë që do të shtohen ndjeshëm edhe mundësitë e punësimit. Gjatë katër viteve të kaluara të mandatit të Vangjush Dakos, u shpreh ai, premtimet për zhvillimin e kësaj zonë të virgjër bregdetare kanë qenë të shumta, por asnjë nuk është realizuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›