Nano: Të votohet për BE-në dhe të largohemi nga 21 janari
09/05/2011 Kryesocialisti Edi Rama bën thirrje për të votuar PS në ditën e heshtjes elektorale
Votimeve të 8 majit nuk u mungoi ish-lideri historik i Partisë Socialiste Fatos Nano, i cili me bashkëshorten e tij Xhoana votuan dje në orët e drekës në qendrën e votimit pranë shkollës “Dora dIstria” në minibashkinë nr. 10 në kryeqytet. Ish-kryetari i PS-së dhe ish-kryeministri socialist për disa mandate në qeveritë socialiste deri në vitin 2005, kur ai humbi zgjedhjet parlamentare, pas hedhjes së votës lëshoi dhe një mesazh të shkurtër për qytetarët shqiptarë. “Ne jemi larg zgjedhjeve të komunizmit, jemi larg zgjedhjeve të vitit 1997, jemi shumë afër e Europës. Shpresoj që kjo votë ti bëjë qytetarët të largohen nga 21 janari e të tjerë”, - u shpreh ish-kryeministri Nano. Mesazhi i Nanos ishte konçiz dhe përmbante një apel të qartë për qytetarët për tiu afruar me këto zgjedhje sa më shumë Europës së Bashkuar, e duke iu larguar sa më shumë ngjarjeve të 21 janarit, ku pas akteve të dhunës në drejtim të policisë dhe godinës së qeverisë u vranë katër demonstrues. Kjo është dalja e parë e ish-kreut socialist Fatos Nano në publik që prej gati një viti. Ndërkohë që 21 janari duket se është targeti kryesor i sulmeve të tij ndaj kreut të PS-së Edi Rama, kujtojmë këtu dhe artikulimin që ai bëri kur u përfol për një takim mes tij dhe kreut aktual të PS-së. Ndërkohë kreu i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kandidati i koalicionit “Aleanca për Ardhmen” për kreun e bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda, nëna e tij, zonja Antoneta Rama, si dhe i biri dhe vëllai i tij janë drejtuar paraditen e djeshme në qendrën e votimit në njësinë bashkiake nr. 7, të instaluar në ambientet e shkollë 9-vjeçare “Pjetër Budi”. Rama dhe familjarët e tij kryen procedurat normale të votimit nën prezencën e një numri të madh mediesh. Rama kandidon për mandatin e katërt në krye të Bashkisë së Tiranës. Lideri i opozitës menjëherë pasi ka votuar ka dhënë një deklaratë për mediet, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve tu drejtohen qendrave të votimit, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga pushteti i sotëm i presionit dhe si një formë për të marrë hak për padrejtësitë. “Ju lutem të gjithëve të mos rrinë pa votuar. Të mos votosh, do thotë të mbështetësh papunësinë dhe varfërinë. Asnjë nëpunës nuk duhet të rrijë pa votuar, presionet i ka marrë era, votën e keni ju. Asnjë djalë dhe vajzë që do shkollimin normal të tij nuk duhet të rrijë pa votuar, asnjë biznesmen, asnjë familje që ka shtëpi të palegalizuar të mos rrijë pa votuar, të njoftojnë miq dhe të afërm për të marrë hakun me votë për faturat, papunësinë dhe padrejtësitë”, - bëri thirrje Rama. Kreu socialist u shpreh se vota e ka bërë Tiranën që është sot dhe vetëm ajo do ta ndërtojë Tiranën e së nesërmes. “Votoni për Tiranën që doni. Vota e ka bërë Tiranën që është sot dhe ajo do të bëjë Tiranën që duam nesër. Asnjë i ardhur apo vendas nuk duhet të rrijë pa votuar, se Tirana ka nevojë për votën e tyre”, - deklaroi kryetari aktual i bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht kandidati i PS-së për mandatin e katërt në këtë post, Edi Rama.
Lufta brenda PS-së
Zgjedhjet e 8 majit duhet theksuar se janë shumë të rëndësishme për mbijetesën e kreut socialist Edi Rama. Ndërkohë që ish-lideri historik i PS-së nuk i ka fshehur ambiciet e tij për një rikthim të mundshëm në PS dhe rifillimin e karrierës politike të ndërprerë më 2005-n.