Problemet tona jane te zgjidhshme - Presidenti Obama tregohet optimist

Shfaqja e presidentit Obama zgjati rreth tete minuta dhe ishte dalja e pare qe prej uljes se aftesise kreditore te SHBA-se prej agjencise per vleresimin e rreziqeve StandardampPoors diten e premte. Obama u perpoq te zvogeloje domethenien e ketij hapi te papare deri tani te nje agjencie. bdquoNe nuk kemi nevoje qe agjencite e vleresimit te na thote se ne afate te gjata duhet te ulim borxhet. Ne nuk kemi nevoje qe agjencite te na thone se bllokimi disamujor ne SHBA nuk ishte konstruktiv - ta them me fjale te buta.
Megjithe pati turbulencat e fundit ne tregjet financiare e ndoshta pikerisht per kete shkak presidenti amerikan Barack Obama me vetebesim te plote theksoi bdquoKemi nje lajm te mire problemet tona jane te zgjidhshme. Ne e dime se cfare duhet bere per zgjidhjen e tyre.Bildunterschrift Obama duke mbajtur fjalim mbi tregjet financiare
Ne buxhet nuk ka mundesi per kursime te medha prandaj eshte e domosdoshme reforma e tatimeve si dhe shkurtime te vogla ne reformen shendetesore. Te dy keta hapa jane ne kundershtim me qendrimet e njeres prej dy partive te medha politike. Republikanet refuzojne rritjet e tatimeve ndersa demokratet jane kunder shkurtimit te shpenzimeve ne sistemin e shendetesise. Por pikerisht keto shkaqe ka theksuar edhe agjencia e vleresimit te rreziqeve StandardampPoors ne shpjegimin e vendimit te saj per uljen e bonitetit te shtetit amerikan.
Barack Obama nuk e merr teper seriozisht vendimin e kesaj agjencie. Megjithate ai thote bdquoUne shpresoj se lajmi i dites se premte na ben edhe nje here te qarte se me cfare urgjence duhet te veprojme.Bildunterschrift Wall Street
Partite politike amerikane duhet te bien dakord per hapat e tjere maksimumi deri ne shtator kur te perfundojne pushimet verore por situata aktualisht nuk duket edhe teper e mire. Prej te premtes se kaluar 5.8. republikanet dhe demokratet po fajesojne palen tjeter per humbjen e notes me te mire kreditore per vendin. Presidenti Obama beri te ditur se javen e ardhshme do te beje disa propozime te reja per uljen e borxheve te shtetit. Ai me plot vetebesim para kamerave deklaroi bdquoTregjet mund te ngrihen dhe te bien. Por ketu kemi te bejme me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Pa marre parasyshe se cfare mendojne agjencite e rejtingut ne kemi qende dhe gjithmone do te jemi trefish A.
Nje vend pra me noten me te mire. Por gjate fjalimit te Obames bursa amerikane shenoi renie te jashtezakonshme. Wallstreet-i perfundoi diten me humbje prej 55 dhe ra ne nivelin me te ulet qe nga tetori i vitit te kaluar.
AutorAnna Engelke/Bahri Cani
RedaktoiAida Cama