Problemet tona, pasojë e totalitarizmit dhe paaftësisë qeverisëse
Qeveria po mbush afro 3 vjet që drejton me kryeneçësi dhe mediokritet. Dallohen dukshëm dështimet në disa nga fushat e veprimtarisë politike dhe social-ekonomike të vendit. Me pasoja dhe efekte tepër të renda janë veçanërisht dështimet e kësaj qeverie në luftën ndaj korrupsionit, në fushën energjitike në përkeqësimin e pandalshëm të sistemit të shëndetësisë, në mosrealizimin e investimeve, në politiken sociale të pagave e pensioneve, në dështimin për të frenuar rritjen e pazakontë të çmimeve dhe inflacionit, në prezencën e një papunësie të larte, me mos sigurimin e jetës së njerëzve etj.
Shkaku i gjithë këtyre dështimeve është vizioni i gabuar i kësaj qeverie që drejton me revanshizëm, totalitarizëm dhe diletantizëm. Për me keq akoma, kjo qeveri nuk drejtohet me alternative, me pune, vepra e realizime konkrete, por me llafe. Ka shumë gënjeshtra, shumë propagandë bajate, premtime të bujshme, vetëmburrje të paprecedentë.
Kjo qeveri po korr frytet e hidhura të një drejtuesi të dështuar, sepse drejtohet nga një dorë e hekurt që nuk ka nevoje as për këshilltar, as për specialist, as për profesionistë pasi çdo gjë dhe gjithçka e dirigjon, e di, e vendos dhe e vulos vetë.