E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Korrupsioni, pjellë e korrupsionit elektoral

Deklaratat nga selia e LSI u bënë sot në Ditën Botërore të luftën kundër korrupsionit nga Sekretari i Pergjithshem te LSI, z.Petrit Vasili. Sipas LSI cdo tentativë e mazhorancës për zhdukjen e korrupsionit, është thjesht demagogji 

TIRANE-Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi sot se korrupsioni që ka përfshirë shtetin shqiptar ka në themel korrupsionin me votë. Sipas LSI cdo tentativë e mazhorancës për zhdukjen e korrupsioni, është thjesht demagogji. Deklaratat nga selia e LSI u bënë sot në Ditën Botërore të luftën kundër korrupsionit nga Sekretari i Pergjithshem te LSI, z.Petrit Vasili.

”Sot është Dita Botërore e luftës ndaj korrupsionit, ndaj një fenomeni i cili po gërryen shoqërinë shqiptare, po rëndon në mënyrë të skajshme varfërinë e shqiptarëve, ekonominë kombëtare, stabilitetin e vendit dhe realizimin e objektivave për integrimin e tij evropian”.

“Korrupsioni galopant, i cili ka në themel të tij korrupsionin me votën dhe zgjedhjet e lira është pra një korrupsion i mbështetur nga institucione të krijuara mbi korrupsionin elektoral, pra cdo tentativë e mazhorancës për të folur për luftën ndaj tij është thjesht një demagogji”, deklaroi Vasili.

LSI vlerësoi gjithashtu se kjo maxhorancë është pjesëmarrëse dhe mbështetëse e aferave korruptive, të cilat sic theksoi Vasili, prodhuan edhe shpërthimin tragjik korruptiv të Gërdecit dhe po vonojnë zbardhjen e saj nga drejtësia.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›