E Diel, 1 Nëntor 2026

Procedim penal, kërcënoi nga xhelozia

Një vajzë e re ka denoncuar në polici se është kërcënuar për jetën
nga i dashuri i saj. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës
bënë të ditur se dje në orën 10:00, në Komisariatin Nr.2 ka bërë
kallëzim për kërcënim Dorela Avni Kroni, 24 vjeçe, lindur dhe banuese
në rrugën "Gjik Kuqali". Ajo ka rrëfyer para oficerit të policisë gjyqësore
se më datë 27 të këtij muaji, në orën 21:00, pranë banesës së saj,
për motive xhelozie është kanosur për jetën nga Lorenc Idriz Demiri,
28 vjeç. Policia tha se menjëherë u kryen veprimet e para hetimore
dhe materialet do t‘i kalojnë prokurorisë për hetim të mëtejshëm,
ndërkohë që i riu u dërgua për ndjekje penale në gjendje të lirë për
veprën penale të "kanosjes".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›