E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, 2 miliardë lekë për të përndjekurit

Qeveria miraton 2 miliardë
lekë për dëmshpërblimin
e të përndjekurve
politikë. Do të
jenë gjithsej 1100 të
dënuar politikë që do të përfitojnë
nga ky fond. Shuma do të
fillojë të shpërndahet në muajin
janar të vitit 2009.
Kryeministri Sali Berisha deklaroi
në mbledhjen e qeverisë se
"miratimi i listës në përputhje me
ligjin është kusht i domosdoshëm
për disbursimin e kësaj
shume". Sipas tij "kjo është shuma
më e madhe që është disbursuar
ndonjëherë për ish të përndjekurit
politikë". Në këtë drejtim,
kreu i qeverisë i bëri thirrje edhe
pjesës tjetër të ish të përndjekurve
që "të plotësojnë dokumentacionin,
në mënyrë që të
mund të përfitojnë sa më shpejt
nga fondet që qeveria ka përcaktuar
dhe do të përcaktojë për
dëmshpërblimin e tyre". "Këto 2
miliardë lekë i përkasin këtij viti",
sqaroi Kryeministri, duke shtuar
se ligji i parlamentit përcakton se
qeveria do të japë 10% nga të
gjitha privatizimet për të përndjekurit
dhe pronarët. Duke garantuar
pronarët se edhe kompensimi
i tyre monetar do të fillojë
gjatë dy javëve të para të
muajit janar, Kryeministri Berisha
u shpreh se "janë bërë të
gjitha përgatitjet që këto dy kategori
të mund të përfitojnë atë që
u takon në një kohë sa më të shkurtër.
"Përveç kompensimit
monetar, ju kam kërkuar të gjitha
bashkive dhe komunave dhe i
kërkoj edhe Ministrisë së
Brendshme që në bashkëpunim
të ngushtë të përcaktojnë të
gjitha pronat publike, që mund
të bëhen disponibël për kompensimin
e pronarëve", tha
Kryeministri.
Nga ana tjetër, ai vuri në dukje
se një grup tjetër pune i pavarur
po punon për përcaktimin e
mundësive të tjera të kompensimit
të pronarëve. "Qeveria do të
bëjë çdo gjë që këto dy procese
jetike për paqen sociale të vendit
të njohin shpejtësinë që nuk
e kanë pasur asnjëherë më parë",
siguroi kreu i qeverisë. Ligji i parlamentit
përcakton se qeveria do
të japë 10% nga të gjitha privatizimet
për të përndjekurit dhe pronarët.
"Dua t`i garantoj pronarët
se edhe kompensimi i tyre
monetar do të fillojë dy javët e
para të muajit janar, prandaj dhe
janë bërë të gjitha përgatitjet që
këto dy kategori, dy shtresa të
shoqërisë të mund të përfitojnë
atë që u takon në një kohë sa më
të shkurtër. Përveç kompensimit
monetar, ju kam kërkuar të gjitha
bashkive dhe komunave dhe i
kërkoj edhe Ministrisë së
Brendshme në bashkëpunim të
ngushtë me to të përcaktojë të
gjitha pronat publike që përveç
atyre dosjeve që kemi bërë disponibël,
mund t`i bëjmë disponibël
për kompensimin e pronarëve",
u shpreh Berisha.
Fondi
Të përndjekurit kishin të përcaktuar
1 miliard lekë në buxhetin
e shtetit. Kjo sasi ishte konsideruar
e pakët për të përndjekurit,
por gjithçka u var nga
puna e Institutit të të Përndjekurve
Politikë, i cili së bashku
me Ministrinë e Financave procedoi
në mënyrë të shpejtë me detajimin
e listës së përfituesve, çka
solli shumëfishimin e fondit.
Ndërkohë, tashmë janë përcaktuar
edhe kategoritë përfituese.
Çdo i dënuar, për çdo ditë
vuajtje apo heqje dënimi të kryer
në burg, spital psikiatrik, spital
burgu, izolim në hetuesi, nga
data 30 nëntor 1944 deri më 1
tetor 1991, dëmshpërblehet financiarisht
sipas kritereve të
këtij ligji, në masën 2000 mijë lekë
në ditë. Për personat që kanë
vuajtur internim në kamp, me
rrethim me tela me gjemba deri
në vitin 1954, masa e dëmshpërblimit
është 1000 mijë lekë dita.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›