"Remzi Hoxha", Kumbaro u dekonspirua kur foli shqip
Interpol Tirana, së bashku me
Scotland Yard, kanë goditur
në shenjë. Tashmë nuk ka
as më të voglin dyshim se
personi i arrestuar në Londër, i
cili kërkohet të ekstradohet në
Shqipëri, është Ilir Kumbaro. Çdo
hije dyshimi rreth identitetit të
diskutueshëm është shuar dje,
kur Kumbaro, që pretendon të
jetë Shaqa Shatri, ka folur me një
shqipe të kulluar, pa më të voglin
aksent kosovar. Ky detaj i vogël,
por padyshim i rëndësishëm në
identifikimin e Kumbaros, ka ardhur
kur ai ka ndërhyrë disa herë
duke folur shqip, gjatë seancës
së djeshme në sallën numër tre
të gjykatës "City of Westminster
Magistrate Court" në Londër. Fjalitë
e thëna nga ai janë përkthyer
në anglisht nga një përkthyese.
Megjithatë, çështja e identitetit
të vënë në dyshim nga avokatët
e tij mbrojtës do të marrë fund
në seancën e datës 27 janar 2009,
ku palët do të paraqesin provat.
Clare Dobbin, përfaqësuesja e
shtetit shqiptar në këtë proces ekstradimi,
do të hyjë në "betejën"
e 27 janarit me avokatin e Kumbaros,
juristin e njohur britanik,
Xhon Xhons, në kushte shumë të
favorshme, pasi Interpol Tirana,
Drejtoria e Marrëdhënieve me
Jashtë në Ministrinë e Drejtësisë,
Prokuroria e Përgjithshme, në
bashkëpunim me Scotland Yard
dhe Ambasadën Britanike në
Kosovë, kanë zbuluar një provë të
rëndësishme, e cila do të rrëzojë
çdo pretendim të mbrojtjes se
klienti i tyre është shtetasi kosovar
Shaqa Shatri.
Nga burime shumë të sigurta
pranë kësaj çështjeje, "Shqip"
është në dijeni të provës së "artë",
e siguruar në Kosovë, por nuk do
ta bëjë publike për arsye të vijueshmërisë
së procesit të ekstradimit.
Ilir Kumbaro do të arrestohej
në fillim në muajin tetor 2008,
pas një mandati arrestimi ndërkombëtar
firmosur nga prokurori
Xhevat Hana. Prangosja e Kumbaros,
njeriut kyç në zhdukjen
e Remzi Hoxhës, u realizua pas
një pune disavjeçare gjurmuese
nga zyra e Interpol Tiranës, e cila
zbuloi identitetin e rremë që ai
përdorte në Angli dhe banesën ku
fshihej në lagjen Fulham. Mbetet
ende enigmë ekzistenca e një
tjetër personi me emrin Shaqa
Shatri, i cili duhet të ketë kërkuar
azil si shtetas çek.
Procesi
Ilir Kumbaro, ish-drejtor i ShIKut
për Tiranën, i akuzuar për rrëmbimin,
torturimin dhe më pas
zhdukjen e Remzi Hoxhës, për të
katërtën herë ka dalë përpara një
gjykate në Londër, duke tentuar
bllokimin e ekstradimit. Edhe gjatë
kësaj seance, Kumbaro, nëpërmjet
një video-linku nga burgu Wansworth,
i ka deklaruar gjykatës se
ai është Shaqa Shatri. Seanca e
djeshme gjyqësore, që ka zgjatur 20
minuta, kishte si qëllim raportimin
e progresit nga palët për sa i përket
paraqitjes së provave, të cilat do
të përdoren në seancën e datës
27 janar. Avokatja mbrojtëse e Ilir
Kumbaros i deklaroi gjykatëses
Karoline Tubs se ajo kërkonte të
shtyhej afati i dorëzimit të provave
deri më datë 14 janar, pasi sipas saj
është duke u analizuar një dosje
voluminoze vënë në dispozicion
nga Home Office. Kërkesa e saj
është pranuar.
Mbrojtja
Në përbërje të kësaj dosjeje
është aplikimi që Kumbaro ka
bërë kur ai kërkoi azil në Angli
në vitin 1998. "Jemi në pritje të
draftit përfundimtar të dy raporteve
hartuar nga ekspertët. Njëri
prej tyre, hartuar nga një ekspert
shqiptar, do të jetë rreth gjendjes
së burgjeve në Shqipëri dhe tjetri
hartuar nga një ekspert anglez, i
cili nëpërmjet metodës "Facial
Maming" (matjeve të fytyrës) ka
analizuar pamjen aktuale të zotit
Shatri me atë të fotos së vetme disponuar
nga drejtësia shqiptare",
ka thënë avokatja. Ilir Kumbaro
gjatë seancës ka ndërhyrë disa
herë, duke folur me një shqipe
të pastër, pa asnjë lloj aksenti
kosovar, duke hedhur poshtë
pretendimet e deritanishme se
ai është një qytetar nga Kosova.
Seanca gjyqësore e 27 janarit do
të ketë një rëndësi të veçantë për
të gjithë këtë proces ekstradimi,
pasi palët do të paraqesin argumentet
dhe kundra argumentet
rreth identitetit të Ilir Kumbaros,
pasi ai, së bashku me mbrojtjen,
pretendojnë se Scotland Yard për
llogari të Interpol Tiranës kanë
arrestuar një person të gabuar.
Sot gjyqi për dosjen "Remzi Hoxha"
Gjykata e Krimeve të Rënda u ka ridërguar
fl etë-tirrje dy dëshmitarëve VIP të çështjes
"Remzi Hoxha", Fatos Klosit dhe Agim Shehut,
të cilët kanë refuzuar disa herë ftesën e akuzës
për të dhënë shpjegime në gjyq. Sot pritet që dy
dëshmitarët të paraqiten para togave të zeza
dhe të deklarojnë hollësi mbi rrëmbimin e Hoxhës,
Kristopulit dhe Loshajt në vitin 1995, nga
disa struktura të SHIK-ut, të cilat kishin dijeni
se tre personat ishin agjentë të shërbimeve
sekrete të huaja dhe po organizonin sulme mbi
qeverinë e asaj kohe. Duket se dëshmia që
mund t‘i shërbejë organit të akuzës në konkluzionet
përfundimtare ndaj të pandehurve është
ajo e Fatos Klosit, i cili do të paraqesë një letër
sekrete që i ka dërguar Avokatit të Popullit, ku
e informonte për të gjitha hetimet ndaj Remzi
Hoxhës. Sipas Klosit, Hoxha është rrëmbyer
në muajin tetor të vitit 1984 dhe më pas është
transportuar në një bazë të SHIK-ut në Lezhë,
nga ku është keqtrajtuar. Nga keqtrajtimet Hoxha
ka ndërruar jetë dhe nuk bëhet e ditur se
ku është varrosur. Klosi tha disa ditë më parë
se është i gatshëm të shkojë në gjykatë. Edhe
Agim Shehu ka pranuar të shkojë në gjykatë
për të rrëfyer për të njëjtën çështje.
Scotland Yard, kanë goditur
në shenjë. Tashmë nuk ka
as më të voglin dyshim se
personi i arrestuar në Londër, i
cili kërkohet të ekstradohet në
Shqipëri, është Ilir Kumbaro. Çdo
hije dyshimi rreth identitetit të
diskutueshëm është shuar dje,
kur Kumbaro, që pretendon të
jetë Shaqa Shatri, ka folur me një
shqipe të kulluar, pa më të voglin
aksent kosovar. Ky detaj i vogël,
por padyshim i rëndësishëm në
identifikimin e Kumbaros, ka ardhur
kur ai ka ndërhyrë disa herë
duke folur shqip, gjatë seancës
së djeshme në sallën numër tre
të gjykatës "City of Westminster
Magistrate Court" në Londër. Fjalitë
e thëna nga ai janë përkthyer
në anglisht nga një përkthyese.
Megjithatë, çështja e identitetit
të vënë në dyshim nga avokatët
e tij mbrojtës do të marrë fund
në seancën e datës 27 janar 2009,
ku palët do të paraqesin provat.
Clare Dobbin, përfaqësuesja e
shtetit shqiptar në këtë proces ekstradimi,
do të hyjë në "betejën"
e 27 janarit me avokatin e Kumbaros,
juristin e njohur britanik,
Xhon Xhons, në kushte shumë të
favorshme, pasi Interpol Tirana,
Drejtoria e Marrëdhënieve me
Jashtë në Ministrinë e Drejtësisë,
Prokuroria e Përgjithshme, në
bashkëpunim me Scotland Yard
dhe Ambasadën Britanike në
Kosovë, kanë zbuluar një provë të
rëndësishme, e cila do të rrëzojë
çdo pretendim të mbrojtjes se
klienti i tyre është shtetasi kosovar
Shaqa Shatri.
Nga burime shumë të sigurta
pranë kësaj çështjeje, "Shqip"
është në dijeni të provës së "artë",
e siguruar në Kosovë, por nuk do
ta bëjë publike për arsye të vijueshmërisë
së procesit të ekstradimit.
Ilir Kumbaro do të arrestohej
në fillim në muajin tetor 2008,
pas një mandati arrestimi ndërkombëtar
firmosur nga prokurori
Xhevat Hana. Prangosja e Kumbaros,
njeriut kyç në zhdukjen
e Remzi Hoxhës, u realizua pas
një pune disavjeçare gjurmuese
nga zyra e Interpol Tiranës, e cila
zbuloi identitetin e rremë që ai
përdorte në Angli dhe banesën ku
fshihej në lagjen Fulham. Mbetet
ende enigmë ekzistenca e një
tjetër personi me emrin Shaqa
Shatri, i cili duhet të ketë kërkuar
azil si shtetas çek.
Procesi
Ilir Kumbaro, ish-drejtor i ShIKut
për Tiranën, i akuzuar për rrëmbimin,
torturimin dhe më pas
zhdukjen e Remzi Hoxhës, për të
katërtën herë ka dalë përpara një
gjykate në Londër, duke tentuar
bllokimin e ekstradimit. Edhe gjatë
kësaj seance, Kumbaro, nëpërmjet
një video-linku nga burgu Wansworth,
i ka deklaruar gjykatës se
ai është Shaqa Shatri. Seanca e
djeshme gjyqësore, që ka zgjatur 20
minuta, kishte si qëllim raportimin
e progresit nga palët për sa i përket
paraqitjes së provave, të cilat do
të përdoren në seancën e datës
27 janar. Avokatja mbrojtëse e Ilir
Kumbaros i deklaroi gjykatëses
Karoline Tubs se ajo kërkonte të
shtyhej afati i dorëzimit të provave
deri më datë 14 janar, pasi sipas saj
është duke u analizuar një dosje
voluminoze vënë në dispozicion
nga Home Office. Kërkesa e saj
është pranuar.
Mbrojtja
Në përbërje të kësaj dosjeje
është aplikimi që Kumbaro ka
bërë kur ai kërkoi azil në Angli
në vitin 1998. "Jemi në pritje të
draftit përfundimtar të dy raporteve
hartuar nga ekspertët. Njëri
prej tyre, hartuar nga një ekspert
shqiptar, do të jetë rreth gjendjes
së burgjeve në Shqipëri dhe tjetri
hartuar nga një ekspert anglez, i
cili nëpërmjet metodës "Facial
Maming" (matjeve të fytyrës) ka
analizuar pamjen aktuale të zotit
Shatri me atë të fotos së vetme disponuar
nga drejtësia shqiptare",
ka thënë avokatja. Ilir Kumbaro
gjatë seancës ka ndërhyrë disa
herë, duke folur me një shqipe
të pastër, pa asnjë lloj aksenti
kosovar, duke hedhur poshtë
pretendimet e deritanishme se
ai është një qytetar nga Kosova.
Seanca gjyqësore e 27 janarit do
të ketë një rëndësi të veçantë për
të gjithë këtë proces ekstradimi,
pasi palët do të paraqesin argumentet
dhe kundra argumentet
rreth identitetit të Ilir Kumbaros,
pasi ai, së bashku me mbrojtjen,
pretendojnë se Scotland Yard për
llogari të Interpol Tiranës kanë
arrestuar një person të gabuar.
Sot gjyqi për dosjen "Remzi Hoxha"
Gjykata e Krimeve të Rënda u ka ridërguar
fl etë-tirrje dy dëshmitarëve VIP të çështjes
"Remzi Hoxha", Fatos Klosit dhe Agim Shehut,
të cilët kanë refuzuar disa herë ftesën e akuzës
për të dhënë shpjegime në gjyq. Sot pritet që dy
dëshmitarët të paraqiten para togave të zeza
dhe të deklarojnë hollësi mbi rrëmbimin e Hoxhës,
Kristopulit dhe Loshajt në vitin 1995, nga
disa struktura të SHIK-ut, të cilat kishin dijeni
se tre personat ishin agjentë të shërbimeve
sekrete të huaja dhe po organizonin sulme mbi
qeverinë e asaj kohe. Duket se dëshmia që
mund t‘i shërbejë organit të akuzës në konkluzionet
përfundimtare ndaj të pandehurve është
ajo e Fatos Klosit, i cili do të paraqesë një letër
sekrete që i ka dërguar Avokatit të Popullit, ku
e informonte për të gjitha hetimet ndaj Remzi
Hoxhës. Sipas Klosit, Hoxha është rrëmbyer
në muajin tetor të vitit 1984 dhe më pas është
transportuar në një bazë të SHIK-ut në Lezhë,
nga ku është keqtrajtuar. Nga keqtrajtimet Hoxha
ka ndërruar jetë dhe nuk bëhet e ditur se
ku është varrosur. Klosi tha disa ditë më parë
se është i gatshëm të shkojë në gjykatë. Edhe
Agim Shehu ka pranuar të shkojë në gjykatë
për të rrëfyer për të njëjtën çështje.