Procedim penal për shkeljen e urdhrit
Kundërshtohet policia
Drejtoria e policisë ka sqaruar dje se nga ana e drejtuesit të tubimit, personave ndihmës dhe pjesëmarrësve në këtë tubim, është kundërshtuar urdhri i dhënë në mënyrë të përsëritur nga oficeri i policisë.
Nga ana e strukturave të Policisë së Tiranës, do të referojë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ku do të kërkojë fillimin e procedimit penal, për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësve të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal dhe neni 262/2 “Organizmi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.