E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procedimi disiplinor i gjyqtarëve, ngrihet grup pune

Rregullorja

KLD-ja ka diskutuar në mbledhjen e djeshme edhe ndryshimet në “rregulloren për procedimin disiplinor të gjyqtarëve”. Pas diskutimeve mes anëtarëve është vendosur të ngrihet një grup pune për hartimin e ndryshimeve të mundshme në ‘Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë’ dhe të ‘Rregullores për procedimin disiplinor të gjyqtarëve’. Në të janë deleguar anëtarët e këshillit Artan Gjermëni, Edmond Islamaj dhe Neshat Fana. Në mbledhjen e djeshme i është dhënë leje të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, Klodian Rado të shkojë për studime pasuniversitare.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›