E Shtunë, 31 Tetor 2026

U vendos në Strasburg, skadon afati i reflektimit

Situata

Nesër mbyllet afati 14-ditor që përfaqësuesit e lartë të Parlamentit dhe Komisionit Europian u kanë lënë palëve politike në vend për zgjidhjen e krizës politike. Po kalojnë dy javë nga darka e shumëfolur e Strasburgut, ku krerët e institucioneve europiane nisën diskutimet për gjetjen e zgjidhjes dhe palët e politikës në vend ende nuk kanë rënë dakord nëse afati i lënë është ultimatum apo jo. Ndonëse askush nuk e di se cili do të jetë qëndrimi i strukturave të BE-së pas kalimit të këtij afati, ajo që dihet lidhet me faktin se në këto ditë të fundit të skadimit të tij palët janë tepër larg konsensusit. Negociatat mes palëve kanë qenë të nëndheshme, por burimet theksojnë se qëndrimet e PD-së dhe PS-së në lidhje me transparencën e procesit ndahen te djegia ose lënia në gjendje të ngrirë e kutive të votimit të zgjedhjeve të shkuara.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›