E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët, “perandori” droge e prostitutash

14/01/2011  Shkatërrohet rrjeti shqiptaro-italian, kontrollonte xhiron e prostitutave në zonë

Mes bandës edhe një femër 28 vjeçe, merrej me administrimin e vajzave

ITALI- Një bandë shqiptarësh që mbante në kontroll prostitutat dhe merrej me trafikimin e drogës u shkatërrua ditën e djeshme, teksa në pranga ranë edhe italianë bashkëpunues. Në një tjetër aksion u kapën dy vëllezër shqiptarë me 3 kg kokainë, teksa dyshohen si autorë të disa grabitjeve.

Banda e shqiptarëve

Operacioni u krye në Ventimiglia, teksa hetimi, u hap në maj të vitit të kaluar, në sajë të raporteve që kishin mbërritur për xhiron e prostitucionit të grave të huaja në zonat Aurelia, Ventimiglia dhe Arma di Taggia. Policia ka ndihmuar në lirimin e një gruaje të re, e cila ishte e detyruar të prostituonte. Kështu në pranga ranë italiani Montano di Benedetto dhe shqiptarët Ferdinand Gjinaj, Eva Preka, Gëzim Kola, Samir Biti dhe Rubens Ahmetaj. Organizata kriminale italo-shqiptare, zhvillonte aktivitetin e shitjes së drogës dhe shfrytëzimit të prostitucioni në territoret e Ventimiglias, Sanremo dhe zonat përreth. Kjo bandë u shkatërrua natën e fundit, në kulmin e aktivitetit të saj kriminal, në sajë të hetimit në rrjedhën e operacionit “Zanafilla”, të kryer nga policia. Në veçanti janë marrë dy masa parandaluese që janë ekzekutuar me në burg, të lëshuara nga një gjykatë në Sanremo kundër dy shqiptarëve Eva Preka, 28 vjeçe, e kapur në Vigevano (Pavia), por banuese në Sanremo dhe Gëzim Kola, 29 vjeç, me banim në Holandë, por në fakt ai ishte banues edhe në Sanremo. Ata janë akuzuar për mbajtjen e për shpërndarjen e drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Ndër të tjera, Kola është tashmë i mbajtur në burg në Liguria për dy vrasje në tentativë, të kryera disa muaj më parë, në frontin e Sanremos, ku pranë teatrit Ariston tentoi të vriste dy afrikanë të Veriut. Si pjesë e hetimeve më 27 korrik, karabinierët kapën pothuajse 400 gramë kokainë, drogë gati për t’u trafikuar nga kjo bandë. Nga hetimet e policisë është arritur të provohej trafikimi i sasive të tjera të drogës në zonat e influencës, ku shqiptarët kishin krijuar perandorinë e tyre të paprekshme. Disa anëtarë të bandës janë shpallur në kërkim.

Vëllezërit me kokainë

Në një tjetër operacion në Arezzo një patrullë kontrolloi një Alfa Romeo 156 me shoferët që janë identifikuar si 27-vjeçari N.A vjet dhe N.N, 24-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare. Pas kërkimit u gjet e fshehur brenda një zgavër të prerë në pasme të makinës, dy qese drogë e dyshuar kokainë e pastër, e cila peshonte mbi 3 kilogramë. Të dy u arrestuan menjëherë për posedim dhe transportin e drogës dhe për të përfunduar e procedurat ata u dërguan në Arezzo, ku nga qelitë e burgut do të jenë në dispozicion të Prokurorisë në koordinimin e hetimeve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›