E Diel, 1 Nëntor 2026

EUROMIL mbeshtetje dosjes se ushtarakeve shqiptare ne Strasburg



Nevruz Sako

Aleanca Kombetare e Ushtarakeve te Shqiperise me ftese te bordit te EUROMIL-it mori pjese ne mbledhjen e 102-te te Presidiumit te Organizates Europiane te Shoqatave sindikatave dhe tredymioneve ushtarake te Europes. Takimi u zhvillua me date 28-30 tetor 2010 ne Bruksel ku mori pjese edhe delegacioni shqiptar i ushtarakeve i kryesuar nga Dr. Kujtim Cako president i AKUSH-it. Ai prezantoi kerkesen per tu pranuar si kandidat ne EUROMIL dhe njekohesisht shpalosi punen per organizimin funksionimin dhe strukturimin e Aleances Kombetare te Ushtarakeve te Shqiperise si dhe problemet veshtiresite dhe shkeljet ligjore qe jane bere ndaj ushtarakeve shqiptare gjate afro 20 vjeteve te transformimeve demokratike te Forcave te Armatosura Shqiptare. Anetaret e Bordit te EUOMIL treguan interes per shkeljet ligjore ndaj ushtarakeve si dhe per bashkepunimin e shoqates me shoqatat e tjera ushtarake me shoqatat e sindikatat dhe shoqerine civile si dhe tek e drejta e pjesemarrjes se ushtarakeve te sherbimit aktiv ne keto shoqata per te mbrojtur te drejtat dhe interesat e tyre. Pas rreth 2 ore pyetjesh e diskutimesh vendosen te propozojne para Presidiumit me date 30 Tetor per pranimin e AKUSH-it si kandidat te EUROMIL-it.

BE pershendet takimin
Ne 29 Tetor fillimin e punimeve te EUROMIL-it i pershendeti kryetari i Keshillit Europian z. Herman von Rompuy i cili ne pamundesi te prezences se tij ne kete mbledhje foli me nje video konference ku theksoi rolin dhe rendesine e punes dhe rolit te shoqatave e sindikatave ushtarake ne mbrojtjen e interesave dhe te drejtave te ushtarakeve qe jane ne sherbim aktiv dhe te atyre qe nuk jane ne sherbimin aktiv por jane rezerviste pensioniste e veterane. Gjithashtu pershendeti edhe kryetari i Komisionit te Mbrojtjes dhe Sigurise ne Parlamentin Europian i cili shtroi problemet dhe shqetesimet qe ka Komisioni i Sigurise se PE ne kushtet e krizes ekonomike buxhetet ushtarake etj. duke theksuar idene se problemet e mbrojtjes se interesave dhe te drejtave te ushtarakeve ashtu si gjithe problemet e tjera te mbrojtjes dhe sigurise zgjidhen me mire duke bashkepunuar midis shteteve ashtu dhe midis shoqatave e sindikatave sepse pa zgjidhur interesat dhe pa ruajtur te drejtat e ushtarakeve nuk do te kete sukses ne sigurine kombetare edhe ne operacionet ushtarake ne menaxhimin e krizave ne zona te ndryshme dhe operacionet paqeruajtese.

Takimi i EUROMIL
Ne workshop-in e dites se pare u diskutuan problemet e lirive themelore dhe te drejtat e njeriut. Duke ju referuar ligjeve dhe konventave nderkombetare paneli i specialisteve ligjore dhe ushtarake zberthyen kerkesat kryesore te tyre duke theksuar domosdoshmerine e zbatimit ne praktike te tyre ne terrenin konkret te cdo vendi dhe detyrimet e shteteve per bashkepunim me shoqatat e sindikatat e ushtarakeve.
Ne Workshop-in e pasdites se dates 29 tetor u trajtuan problemet e Kryqit te Kuq ne fushen e operacioneve nderkombetare dhe te cdo shteti ne vecanti per te drejtat e ushtarakeve pjesemarres ne operacione te plagosurit roberit e luftes dhe popullsia civile trajtimi i tyre sipas ligjeve dhe konventave nderkombetare.
Workshop-i i trete u zhvillua ne date 30 Tetor per domosdoshmerine problemet detyrat dhe kompetencat e Ombudsmanit Avokati i Popullit dhe institucionit te Ombudsmanit ne ushtri per te zgjidhur dhe mbrojtur te drejtat e ushtarakeve ndaj shkeljeve ligjore te organeve ushtarake ne trajtimin dhe zgjidhjen e kerkesave e ankesave te ushtarakeve ne penalizimin e tyre etj.

Aleanca dhe EUROMIL
Data 30 Tetor ishte vendimtare per delegacionin e ushtarakeve shqiptare te AKUSH-it. Presidenti i Aleances se Ushtarakeve Dr. Kujtim Cako paraqiti para Presidiumit me teper se 100 pjesemarres problemet e ushtarakeve shqiptare per shkeljen e te drejtave te tyre ligjore nga qeverite qe kane drejtuar Shqiperine ne keto 19 vjet te transformimeve demokratike duke kerkuar edhe ndihmen e mbeshtetjen e EUROMIL-it per te nderkombetarizuar ceshtjen e ushtarakeve shqiptare dhe per te bere avokatine e mbrojtjes se interesave te tyre ne keto institucione dhe ne Gjykaten e Strasburgut.

Autori i shkrimit eshte Nenkolonel ne pension dhe ka ndjekur aktivitetin e EUROMIL-it ne Bruksel

3 Nentor 2010

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›