E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot takimi mes Shoqates e Bashkise

Perfaqesuesit e Shoqates se Transporteve dhe Bashkise se Tiranes pritet te takohen sot per ti dhene zgjidhje situates se krijuar. Kete konfirmojne burime nga te dyja keto struktura. Nderkohe ne linjat urbane edhe gjate dites se djeshme kane vijuar te mos njihen as abonete as kartat e sherbimit falas. Shoqata e Transporteve eshte e vendosur te lere ne fuqi vendimin e saj deri sa ti plotesohen kerkesat. Nderkohe burime prane saj pohuan per gazeten se e vetmja ftese per tu ulur ne bisedime ka qene nga Bashkia e Tiranes. Ministria e Financave dhe ajo e Transporteve pervec deklaratave ne media nuk kane marre asnje kontakt me perfaqesuesit e kesaj shoqate. Sipas tyre si bashkia ashtu edhe keto institucione duhet te plotesojne kerkesat e parashtruara tashme ne menyre te vecante per secilen. Nese nuk plotesohen ne linjat urbane te Tiranes do te vijohet te udhetohet vetem me bileta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›