E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procedurat e hartimit të testeve

SHKRUAN: Jonida Tashi 13-04-2011 14:55

Sipas rregullores së Maturës 2011, për të gjitha provimet e lëndëve të detyruara dhe me zgjedhje të Maturës, do të veprohet sipas kësaj procedurës së mëposhtme. MASH dërgon zyrtarisht në AVA programet orientuese lëndore të hartuara nga komisionet e ngritura për këtë proces. Pas marrjes së programeve orientuese, drejtori i AVA-s, në bashkëpunim me DEPU, miraton ngritjen e grupeve lëndore për hartimin e fondit të testeve. Me propozimin e specialistëve lëndorë të AVA-s, ai përzgjedh anëtarët e grupeve lëndore të hartimit të fondit të testeve. Anëtarët e grupeve lëndore, pas nënshkrimit të kontratës me kusht ruajtjen e sekretit dhe mungesën e konfliktit të interesit, angazhohen për hartimin e këtij fondi. Specialistët lëndorë të AVA-s trajnojnë çdo anëtar të grupeve lëndore të hartimit të testeve, pas përzgjedhjes së tyre. Çdo grup lëndor harton fondin e kërkesave të testeve, bazuar në matricën e specifikimeve,të hartuar nga specialisti lëndor. Ky fond është sa 20 (njëzet)-fishi i kërkesave që do të përmbajë testi. Përzgjedhja e testeve përfundimtare të lëndëve të detyruara dhe me zgjedhje bëhet nga specialistë të caktuar nga ministri i Arsimit. Ata emërtohen përgjegjës të testit përfundimtar (PTP). Përzgjedhja e testeve bëhet në kushtet e ruajtjes së plotë të sekretit brenda ambienteve të izoluara të AVA-s. Menjëherë pas përzgjedhjes së testit kryhet shumëfishimi dhe paketimi i testbroshurave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›