Kriza ekonomike ul shpenzimet ushtarake në vitin 2010
Sipas raportit të Institutit të Stokholmit ‘SIPRI’, të publikuar një ditë më parë, shpenzimet për armatimet në Europë shënojnë rënie, por ato janë rritur dukshëm në Amerikën Latine. SHBA kryeson ndër vendet me shpenzimet më të larta ushtarake, duke u pasuar nga Kina dhe Britania e Madhe. Gjermania është në vend të katërt, pasuar nga Franca dhe Rusia. Nëse shumë shtete të globit nuk do të kishin vuajtur prej krizës së ekonomisë botërore, atëherë shpenzimet për armatime do të kishin qenë më të larta se 1,6 bilionë dollarë. Sam Perlo-Freeman nga Instituti i Stokholmit ‘SIPRI’ thotë se, "Pasojat e zgjatura të krizës ekonomike kanë bërë që të ketë një rritje të lehtë të shpenzimeve ushtarake në Europë, sepse qeveritë në vende të veçanta janë përpjekur të reduktojnë deficitet e tyre buxhetore. Përveç kësaj, rritja e shpenzimeve për armatimet në Azi është ngadalësuar. Edhe atje janë bërë përpjekje që shpenzimet për armatimet t' i përshtaten rrethanave të frenimit të rritjes ekonomike".