E Hënë, 2 Nëntor 2026

Biznesi kërkon rimbursim automatik të TVSH-së

Komuniteti i biznesit kërkon që rimbursimi i TVSH-së të bëhet në mënyrë automatike. Alban Zusi, kryetar i Shoqatës së Eksportuesve, u shpreh dje se ndonëse administrata tatimore ka rritur masën e rimbursimit të kësaj takse, akoma ndeshen mjaft probleme. Sipas të dhënave të publikuara nga Administrata Tatimore, vetëm në periudhën janar-mars, janë rimbursuar rreth 1.6 miliard lekë, çka përfaqëson 23 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ndërsa administrata tatimore ka bërë të ditur se, tejkalimi i realizimit të mbledhjes se të ardhurave ka ecur paralel me rritjen e rimbursimit të TVSH-së. Gjatë këtij 3-mujori, janë rimbursuar rreth 1.6 miliardë lekë, ose 23% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›