E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procedurat për marrjen e vizës për studim në Ambasadën Amerikane



Laureta Rryçi - Të gjithë aplikantët për studime dhe shkëmbim kulturor duhet të përgatiten të paraqesin dokumentacionin shtesë si më poshtë: formularin I-20A-B, Certifikatë Pranueshmërie për Statusin e Studentit Joemigrant (F-1) për Studentë Akademik dhe të Gjuhës ose formularin I-20M-N, Certifikatë Pranueshmërie për Statusin e Studentit JoEmigrant (M-1) për studentët profesional. Ju duhet të paraqisni një formular të nxjerrë nga sistemi SEVIS, I-20, i cili sigurohet nga shkolla ku jeni regjistruar. Ju dhe zyrtari i shkollës duhet të firmosni formularin I-20. Të gjithë studentët, ashtu dhe bashkëshortët e tyre dhe vartësit duhet të regjistrohen në Sistemin e Informacionit të Vizitorit Shkëmbyes dhe Studentor (SEVIS), një sistem i bazuar në internet që mban informacion aktual dhe të saktë mbi vizitorët shkëmbyes dhe studentor si dhe vartësve të tyre (mbajtësit e vizave F/M-2). Shkolla juaj është përgjegjëse për të regjistruar informacionin e formularit I-20 në sistemin SEVIS. Studentit do t’i duhet gjithashtu të paguajnë taksën e SEVIS I-901 për çdo program studimi. Të gjithës aplikantët për studentë duhet të kenë një formular I-20 të nxjerrë nga sistemi SEVIS i lëshuar nga një institucion edukimi dhe i aprovuar nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DSK), të cilin ata e dorëzojnë kur aplikojnë për vizën e tyre të studentit.
Verifikimi
Zyrtari konsullor do t’i duhet të verifikojë të dhënat e I-20 elektronikisht nëpërmjet sistemit SEVIS, në mënyrë që të procesojë aplikimin e tyre për vizë studentore. Përveçse në rastet kur përjashtohet, të gjithë pjesëmarrësit që kanë një SEVIS I-20 të lëshuar në ose mbas datës 1 shtator 2004, duhet të paguajnë taksën SEVIS I-901 me DSK për çdo program individual. Taksa mund të paguhet nëpërmjet internetit ose me “Ëestern Union”. Përveç pagesës së aplikimit, studentët duhet paguajnë dhe të sjellin një faturë të veçantë që kanë paguar edhe taksën për SEVIS I-901. Ndërsa të gjithë aplikantët e vizës F duhet të paguajnë takën e aplikimit, duke përfshirë vartësit, vetëm aplikanti kryesor duhet të paguajë taksën SEVIS. Nëse taksa SEVIS nuk është paguar aplikanti nuk do të intervistohet. Më tej kërkohet DS-2019, Certifikatë Pranueshmërie për Statusin e Vizitorëve Shkëmbyes.
Formulari
Ju duhet të paraqisni një formular të nxjerrë nga sistemi SEVIS, DS-2019, i cili u është dhënë nga sponsori juaj i programit. Të gjithës studentët, ashtu dhe bashkëshortët e tyre dhe vartësit duhet të regjistrohen në Sistemin e Informacionit të Vizitorit Shkëmbyes dhe Studentor (SEVIS), një sistem i bazuar në internet që mban informacion aktual dhe të saktë mbi vizitorët shkëmbyes dhe studentor si dhe vartësve të tyre (mbajtësit e vizave J-2). Sponsori juaj i programit është përgjegjës për të regjistruar informacionin e formularit DS-2019 në sistemin SEVIS. Vizitorët shkëmbyes që nuk bëjnë pjesë në programet e sponsorizuara nga qeveria amerikane do t’u duhet gjithashtu të paguajnë taksën e SEVIS I-901 për çdo program. Pyetjet përsa i përket programit tuaj shkëmbyes duhet t’i drejtohen sponsorit tuaj të programit. Së fundi, nevojitet DS-7002, Plan Vendosje për Trajnim/Praktikën. Të gjithë vizitorët shkëmbyes (vizat J) aplikantët e vizave për stazhier ose praktikantë me formularin DS-2019, të lëshuar në ose mbas datës 19 korrik 2007 (bazuar në kutinë 7 të formularit) duhet gjithashtu të paraqesin Plan Vendosjen për Trajnimin/Praktikën, formularin DS-7002 kur të aplikojnë për vizën. Nëse formulari DS-2019 është lëshuar përpara datës 19 korrik 2007, formulari DS-7002 nuk duhet. Për më shumë informacion rreth rregullave të reja për programet e stazhierëve dhe praktikantëve, lexoni Programet e Sektorit Privat, në Programin e Vizitorëve Shkëmbyes të Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore.

Dokumentet shtesë sipas llojit të vizave

Punonjësit e përkohshëm (vizat H, L, O, P, Q)
Duhet numri i faturës që është i stampuar (printuar) në formularin e aprovuar, peticioni I-129. Gjatë intervistës, zyrtari konsullor do të përdorë numrin e faturës për të verifikuar aprovimin e peticionit, formularin I-129. Prandaj, formulari I-797 nuk përdoret më për të verifikuar aprovimin e peticionit dhe nuk duhet më kur të intervistoheni. Me përjashtim të vizave H-1 dhe L-1, aplikantët mund t’i duhet të tregojnë prova të lidhjeve detyruese me një rezidencë jashtë Shteteve të Bashkuara të cilën ata nuk kanë për qëllim të braktisin. Është e pamundur të specifikojmë llojin e saktë të kësaj dëshmie sepse rrethanat e aplikantëve ndryshojnë shumë.

E rëndësishme: rregullat për të caktuar takimin
Për të parandaluar prenotime të shumëfishta nga i njëjti person, Ambasada Amerikane në Tiranë rezervon të drejtën për të anuluar çdo takim që nuk i duket i vlefshëm. Për këtë ju duhet të shqiptoni emrin tuaj saktësisht. Mos përdorni germat “ç” dhe “ë”, por zëvendësojini me germat “c” dhe “e”. Emra të shumëllojshëm me të njëjtën numër pasaporte mund të jenë subjekt anulimi. Orari i takimit që është shënuar në faqen e konfirmimit tuaj është orari në të cilin do të hyni brenda në konsullatë. Nuk është orari i intervistimit tuaj. Letra juaj e takimit si dhe dokumentacioni i kërkuar do të kontrollohen dhe përzgjidhen sapo ju të paguani për aplikimin. Për këtë duhet të siguroheni që dokumentet të jenë sipas rashës. Intervista juaj do të zhvillohet sapo të grumbullohet dokumentacioni i nevojshëm për intervistim. Ju duhet të përgatiteni për të qëndruar në Ambasadë deri në orën 12:00 paradreke. Materiale të lexueshme lejohen t’i keni me vete, por pajisje elektronike (duke përfshirë celularët), ushqimet, pije të ndryshme dhe çanta të madha nuk do të lejohen në Ambasadë. Pajisjet elektronike mund të lihen në hyrje të Ambasadës/Konsullatës, gjithsesi, për të përshpejtuar hyrjen, mos i merrni ato me vete. Për shkak të hapësirës së limituar që Ambasada ka në dhomën e pritjes, vetëm njëri nga aplikantët (nëse aplikoni si familje ose shoqëri) do të lejohet brenda për të paraqitur dokumentacionin, me përjashtim të rasteve kur aplikanti shoqërohet me fëmijë nën moshën 16 vjeç, ose në raste të veçanta të tjera. Pjesëtarët e tjerë duke përfshirë të afërmit, shoqërinë, bashkëpunëtorët, avokatët, etj. nuk do të lejohen të hyjnë në ndërtesë, vetëm në rastet kur kërkohen nga zyrtarët konsullorë.
SHËNIM:
Diplomatët dhe zyrtarët e qeverisë së Shqipërisë, që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara në emër të qeverisë së tyre për t’u angazhuar vetëm në aktivitete zyrtare për atë qeveri, nuk kanë nevojë për të caktuar takim.Gjithashtu, edhe punonjësit e organizatave ndërkombëtare dhe NATO-s, nuk kanë nevojë për të caktuar një takim.

Llojet e vizave të përkohshme jo-emigruese
Diplomatët dhe zyrtarët e qeverisë së huaj (vizat A)
Punonjësit e organizatave ndërkombëtare dhe NATO-s (vizat G dhe NATO)
Biznes, turizëm, vizitor dhe mjekim (vizat B1/B2)
Viza studentore (vizat F dhe M)
Vizitorët e programit të shkëmbit (vizat J)
Punonjësit e përkohshëm (vizat H, L, O, P dhe Q)
Punonjësit e përkohshëm fetarë (vizat R)
Tregtarët dhe investitorët me bazë traktati midis dy vendeve (vizat E-1 dhe E-2)
Media e huaj (vizat I)

24 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›