E Shtunë, 31 Tetor 2026

Khedira: “Murinjo më magjeps”



Disa ditë më parë mediat spanjolle kishin deklaruar se Zhoze Murinjo ishte i paduruar të kishte në dispozicion Khedirën. Më pas erdhën shumë zëra që këmbëngulnin për një akord që ekzistonte për blerjen e mesfushorit të Shtutgardit. Khedira, duke folur për “Bild”, e rikonfirmoi interesimin e “Merengues”, duke saktësuar se do të vendosë për të ardhmen e tij brenda dy javësh. “Jam duke arsyetuar për mundësinë e transferimit te Real Madrid. Klubi më ka konfirmuar interesimin e tij. Reali është një nga skuadrat më të rëndësishme në botë dhe Zhoze Murinjo është një nga trajnerët me suksese të mëdha. Më ka magjepsur gjithmonë”. Khedira ka refuzuar deri tani të gjitha ofertat për zgjatjen e kontratës që skadon në vitin 2011 dhe Shtutgardi mund të përfitojë 15 milionë euro nga shitja e lojtarit.

Liverpuli, 17 milionë euro për Huntelarin
Liverpuli dëshiron Jan-Klas Huntelarin. Tabloidi anglez “The Sun” flet për një ofertë të mundshme nga ana e trajnerit Roj Hodgson, në shumën e 14 milionë sterlinave, rreth 17 milionë euro për të bindur Milanin për të lënë sulmuesin e tij. Trajneri i Mançester Junaitid, Aleks Ferguson, dëshiron të blindojë mbrojtësin Nemanja Vidiç (29 vjeç) të kërkuara nga Reali i Madridit. Pas rinovimit të Uejni Runit, mbrojtësi serb mund të rinovojë kontratën për 90 mijë sterlina në javë. Titus Bramble (29 vjeç) është lojtari i ri i Sandërlendit (ish-skuadra e Lorik Canës). Ish-mbrojtësi i Uigan kaloi te “macet e zeza” për një shumë ende të pakonfirmuar. Trajneri Stiv Brjus e konsideron si një lojtar shumë të zotë. I kërkuar nga shumë skuadra në Europë, bjellorusi Aleksandër Hleb (29 vjeç) mund ta lërë përfundimisht Barcelonën për të luajtur në Angli. Ekipi i drejtuat nga Guardiola nuk e konsideron më titullar dhe kërkon ta shesë për të fituar para. Ish-lojtari i Koventrit, Li Kerslej u rikthye si i huazuar te Birmingam Siti. Mesfushori ndërkombëtar irlandez nënshkroi për një vit. Lojtari 36-vjeçar luajti shtatë ndeshje sezonin e kaluar në Premier Ligë, ndërsa këtë vit do të luajë në Championship.

I vëllai: “Ronaldinjo për jetë te Milani”

Silvio Berliskoni mund të qëndrojë i qetë për sezonin e ardhshëm: Ronaldino do të luajë për Milanin deri në fund të karrierës së tij. Lajmin e bëri të ditur vëllai-menaxher, Roberto de Asis: “Lidhja me klubin kuqezi është shumë e bukur”. Milani është një hap larg japonezit Honda. Kuqezinjtë kanë arritur një akord me CSKA-në e Moskës për shumën e 13-15 milionë eurove. Trajnerit Alegri i pëlqen shumë Honda dhe dëshiron ta shohë duke luajtur së bashku me Paton dhe Ronaldinjon. Pas pyetjeve në polici në lidhje me skandalin seksual me minorenen Zahia, mesfushori ofensiv i Bajenrit të Munihut, francezi Frenk Riberi, falënderoi klubin gjerman për mbështetjen që i ka dhënë: “Nuk trembem për të ardhmen time”. Nëse Ferndan Dyshosoj, shefi i ardhshëm i Federatës Franceze të Futbollit, Rozelin Bashëlor, ministre e Sporteve, dhe Rama Jade, sekretar shteti për Sportet, janë shprehur qartë kundër thirrjes së Riberisë e Benzemasë në Kombëtare, presidenti i Ligës Franceze të Futbollit, Frederik Tiriez, është kundër kësaj ideje. “Nuk janë gjykatësit që bëjnë formacionin e Bluve”, - deklaroi ai. Franca, tashmë nën drejtimin e Lorent Blank, do të përballet me më Norvegjinë në miqësoren e 11 gushtit. Portieri i Francës, Hugo Loris, e konsideroi një “gabim të madh” grevën e lojtarëve të Kombëtares franceze gjatë Botërorit të Afrikës së Jugut. “Ishte një gabim i madh, mund të shkonim më larg. Gjermania, Holanda dhe Spanja kishin një grup të mirë”.

Juventusi, 30 milionë euro për Xhekon

Juventusi gjithmonë edhe më i përqendruar për të siguruar shërbimet e sulmuesit Edin Xheko (24 vjeç). Oferta e fundit e bërë në drejtim të Volsburgut për boshnjakun është rritur në 30 milionë euro. Klubi gjerman ka kërkuar 40 milionë euro. Roma mund të shesë Hulio Baptistën të Olimpiakosi në Greqi. Klubi italian ka kërkuar 6.5 milionë euro për brazilianin, i cili nga ana e tij ndodhet në Madridi për të kryer martesën. Nëse Baptista pranon destinacionin grek, atëherë Roma ka paratë për Burdison. I huazuar sezonin e kaluar te Sampdoria, Marko Rosi nuk do të rikthehet te Parma. Mbrojtësi 22-vjeçar është huazuar sërish edhe për një sezon tjetër, por kësaj radhe te Bari. Ish-lojtari i Shpresave të Italisë luajti 20 ndeshje sezonin e kaluar në Serinë A.

Barcelona: “Diego nëse nuk vjen Fabregas”

Barcelona është duke menduar për Mesut Ozilin nëse nuk do të vijë Sesk Fabregasi. Kontrata e talentit gjerman të Verder Bremenit skadon në vitin 2011. Alternativat e tjera janë francezi Johan Gurkuf dhe braziliani i Juventusit, Diego. Ish-kapiteni i Realit të Madridit, Raul Gonzales, firmosi një kontratë dy vjeçare për skuadrën Shalke 04. Sulmuesi legjendar do të përfitojë gjashtë milionë euro bruto në sezon. Pas skadimit të kontratës me Tuluzën, mesfushori 30-vjeçar francez Matië Berson është pranë kalimit në Greqi te Ksanthi. Nga Liga Franceze të klubi grek i Premier Ligës nga Bulonja ka mbërritur mbrojtësi nigerian Olubajo Adefemi. Ylli i Benfikës, Ramires, ndodhet në listën e Interit, Fiorentinës, Barcelonës, Mançester Sitit dhe Çelsit. Blutë e Londrës janë gati të ofrojë 24 milionë euro për kartonin e tij. Mesfushori: “Të luaja për Çelsin do të ishte një ëndërr”.

Përjashtohet Majorka

UEFA përjashtoi Majorkën nga e Europës edhe pse klubi spanjoll e kishte mbyllur sezonin e kaluar në vendin e pestë dhe kishte fituar të drejtën e pjesëmarrjes në këtë kompeticion. Shkak janë borxhet e klubi iberik që shkojnë te 60-70 milionë euro.

Henri e nis me gol
Në ndeshjen e tij të parë me ngjyrat e Nju Jorkut, Tieri Henri shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij në humbjen 2-1 kundër anglezëve të Totenhemi Spurs. “Pritja në stadium ishte gjeniale”, - tha francezi Henri. Miqësorja u ndoq nga 20 mijë shikues.

Muricy Ramalho, trajneri i ri i Brazilit
Trajneri i ri i Brazilit është Muricy Ramalho. Tekniku 54-vjeçar do të jetë përgjegjës për të rinovuar “seleçaon”, që do të disutojë Kupën e Botës 2014 që do të zhvillohet në Brazil. Ka qenë trajneri më i mirë në Brazil në vitet 2005-2008. Ramahlo ka qenë kampion i Brazilit me Sao Paolo (2006, 2007, 2008),

24 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›