Opsion ushtarak për dhunën në Siri

Martin Dempsey
Opsioni ushtarak duhet marrë në konsideratë në një kohë kur dhuna në Siri nuk po ndalet. Gjenerali i ushtrisë amerikane, Martin Dempsey, ka deklaruar se do të preferonte që komuniteti ndërkombëtar të gjente një zgjidhje për të ushtruar presion mbi presidentin e Sirisë, Basha al-Assad për të lënë pushtetin pasi forca ushtarake është gjithnjë në tavolinë.
Mendoj se opsioni ushtarak duket marrë në konsideratë. Por preferencat e mira si lider zyrtar ushtarak janë që komuniteti ndërkombëtar të gjej një rrugë për të rritur presionin mbi Asadin që të bëjë gjënë e duhur dhe të largohet, është shprehur Dempsey për CNN.
Sipas tij duhen përgatitur nëse një opsion i tillë do të kërkohen nga komuniteti ndërkombëtar.
Rritja e presionit ndaj Sirisë vjen dy ditë pas një sulmi të forcave të Asadit në qytetin e Houlasit, ku mbetën të vrarë 108 njerëz. /F.S/