E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia Elbasan, larghet përfaqësuesi i PDIU-së

Kujtim Hasbiu

Ka qenë e papritur dorëheqja nga posti i nënkryetarit dhe këshilltarit të PDIU në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, Kujtim Hazbiu. Duke marrë fjalën në këshill, Hazbiu deklaroi se largohet me dëshirë pas një lufte të jashtëzakonshme e me pa të drejtë që iu bë atij duke e implikuar në  abuzime me listën e të pa strehëve tre vite më parë.

Kjo ishte një intrigë e thurur ndaj meje e cila u pasua me dëm moral ndaj familjes time, e cila përjetoi një krizë të vërtetë. Sot në polici ka ende oficerë që i ngjajnë Napolon Zervës. Unë tërhiqem nga ky post duke falënderuar ata që më vlerësuan e më mbështetën për të vënë në vend dinjitetin tim.

Kujtim Hazbiu ka vlerësuar forcën politike ku ai aderon duke e cilësuar PDIU parti të idealeve të mëdha kombëtare ku njerëzit janë të bashkuar sipas këtyre idealeve dhe jo interesave të ngushta partiake të drejtuesve të saj.

Kryetari i PDIU-së Elbasan, Ilirjan Sadiku, e ka përshëndetur dorëheqjen qytetare të z. Hazbiu. Në emër të PDIU dhe kryetarit Shpëtim Idrizi përshëndes këtë akt qytetar të z.Hazbiu. Kjo tregon edhe njëherë se PDIU është një parti e institucionalizuar dhe që mbron mbi të gjitha interesat e qytetarëve. Sadiku i ka kërkuar këshillit bashkiak dhe strukturave të bashkisë të vlerësojnë sipas meritës Hazbiun për kontributin e tij në këshillin bashkiak.

Akti i dorëheqjes është përshëndetur edhe nga kryetari i baskisë, Qazim Sejdini, si dhe mjaft këshilltarë të majtë e të djathtë të cilët e kanë konsideruar si mjaft frytdhënës aktivitetin e tij gjatë 13 viteve në këshillin bashkiak të Elbasanit.

Me këtë vendim edhe drejtësia mund të zbardhë plotësisht të vërtetën ndaj akuzave të ngritura ndaj meje, ka përfunduar Kujtim Hazbiu. Hazbiu u zgjodh nënkryetar një vit më parë, pozicion që i takonte PD-s por që iu dha PDIU si një vlerësim për këshilltarin Hazbiu të akuzuar më parë për abuzime me shpërndarjen e apartamenteve të të pastrehëve. Vendin e Hazbiut në këshill do ta zërë Ilda Nako, anëtare e kryesisë së PDIU Elbasan. /B.Nergjoni/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›