Procedurat që duhet të ndiqen në bashki për t’u ndarë nga familja
Emanuela Sako
Çdo ditë minibashkitë janë të tejmbushura me njerëz që kërkojnë të tërheqin një dokument, të regjistrohen apo edhe të bëjnë një kërkesë për të bërë ndarjen nga trungu familjar. Punonjësit në minibashki bëjnë të ditur se numri i kërkesave për të bërë ndarjen nga trungu familjar është rritur ndjeshëm në kryeqytet. Sipas tyre kjo ka faktorë të ndryshëm që ndikojnë në kërkesën e menjëhershme për ndarje. Një ndër arsyet është sepse fëmijët sapo martohen kërkojnë ndarjen nga trungu familjar dhe një çështje tjetër është pronësia. Shumica e personave kërkojnë që të kenë të zgjidhur çështjen e pronësisë me familjen. Kjo, sigurisht që bëhet për ata që kanë prona për të ndarë. Ndarja nga trungu familjar në rastin më të shpeshtë bëhet vetëm nëpërmjet një formulari që nënkupton kërkesën për t’u ndarë nga familja dhe për t’u regjistruar si një familje më vete.
Procedurat
Procedurat që duhet të ndiqen për të bërë ndarjen nga trungu familjar janë të thjeshta. Kështu aplikimi për ndarje bëhet nëpërmjet plotësimit të një formulari që nënkupton kërkesën. Dokumenti tërhiqet pranë njësisë Minibashkiake ku personi që kërkon ndarjen është i regjistruar. Pasi formulari plotësohet me të gjitha të dhënat dorëzohet në zyrën përkatëse dhe pritet kthimi i përgjigjes. Përgjigjja nuk vonon shumë, por vjen Brenda muajit apo dhe për më pak kohë. Në këtë mënyrë, kushdo mund të bëjë ndarjen nga familja e tij.
Arsyet
Arsyet e ndarjes nga trungu familjar janë të shumta. Kjo ndodh për disa arsye dhe e nxitur nga disa faktorë. Çështja e parë është se ësht5ë normale që fëmijët kur rriten dhe krijojnë familjen e tyre duhet të ndahen, pasi edhe ata do të kenë në përbërjen e trungut fëmijët që do të lindin. Ndërsa për vajzat kur martohen është e detyrueshme që të bëjnë shkëputjen nga trungu familjar. Çështje tjetër është edhe çështja e ndarjes së pronësisë dhe në kuptimin më të keq që përdoret kohët e fundit është për fshehje të pronësisë. Në disa raste ndodh që shkëputja nga trungu familjar bëhet për të fshehur pasurinë që ke dhe për të mos e deklaruar, siç ndodh në rastin e zyrtarëve të lartë apo edhe në rastin e personave të inkriminuar në çështje që kanë të bëjnë me ligjin. Arsyet për t’u ndarë nga trungu familjar janë nga më të ndryshmet. Prandaj edhe kërkesat për ndarje janë të shumta.
20 Gusht 2008