E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procedurat, si do të veprojnë subjektet për të marrë licenca dhe leje



Të gjithë personat e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara për të marrë leje dhe licenca, të cilat variojnë nga ushtrimi i së drejtës për prodhim ushqimesh, armësh, hapjen e një universiteti, deri te shfrytëzimi i minierave dhe pasurive të tjera kombëtare. Ligji i ri parashikon edhe elementin e miratimit të lejes në heshtje. Qendra Kombëtare e Licencimit do të miratojë ose refuzojë aplikimin e çdo personi nga dy deri në katër ditë, në varësi të tipit të kategorisë së lejes ose licencës. Nëse brenda këtij afati kohor, QKL-ja ose filialet e saj nuk publikojnë vendimin mbi refuzimin ose miratimin e aplikimit, atëherë leja ose licenca, miratohen në mënyrë automatike. “Mosmarrja e vendimit brenda afatit nga institucioni tjetër vlerësohet miratim në heshtje, përveç rastit kur, para mbarimit të këtij afati, institucioni tjetër shpall në regjistrin aplikativ shtyrje afati për atë rast. Shtyrja e pashpallur në regjistrin aplikativ është e pavlefshme. Shtyrja e afatit bëhet vetëm për shkaqe objektive të pamundësisë për shqyrtimin e kërkesës. Vendimi i shtyrjes sqaron domosdoshmërish edhe shkaqet që e kanë diktuar atë. Shtyrja mund të përdoret vetëm një herë dhe shtyrja shtesë nuk mund të jetë më e gjatë se vetë afati përkatës i marrjes së vendimit. Kundër vendimit të shtyrjes subjekti kërkues mund të ankohet sipas Kodit të Procedurave Administrative”, - thekson vendimi. Aplikimi për leje mund të bëhet duke dorëzuar dorazi dokumentet në njërin nga sportelet e QKL-së, në mënyrë elektronike, ose me postë zyrtare.

Si bëhet marrja e autorizimit në QKL

Procesi i autorizimit është i ndarë nga ai i licencimit. Autorizimi mund të kërkohet para, gjatë apo pas licencimit nga subjekti drejtpërdrejt tek institucioni përgjegjës. Me marrjen e licencës, subjekti mund të kryejë çdo veprim të lidhur me veprimtarinë e që nuk pengohet nga mungesa e autorizimit. Procesi i autorizimit mund të bëhet pjesë e procesit të licencimit në rastin e licencave të grupit III, si dhe vetëm kur kushtet e autorizimit përkojnë me një apo disa nga kriteret e licencimit dhe institucioni përgjegjës për autorizimin është njëkohësisht edhe vetë institucioni tjetër apo një institucion a strukturë në varësi të këtij të fundit.

10 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›