E Diel, 1 Nëntor 2026

Proces denigrues Nga Pantelis Boukalas, “Kathimerini”Kur shumica e televizioneve, shtetërore dhe private, reklamonin programet e tyre elektorale para zgjedhjeve të së dielës duke promovuar politikanët, analistët dhe përgatitësit e sondazheve të ftuar

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Proces denigrues Nga Pantelis Boukalas, “Kathimerini”

Kur shumica e televizioneve, shtetërore dhe private, reklamonin programet e tyre elektorale para zgjedhjeve të së dielës duke promovuar politikanët, analistët dhe përgatitësit e sondazheve të ftuar prej tyre, disa stacione televizive që e mbajnë veten si të modës dhe rinorë zgjodhën të raportonin nga plazhet e ishullore dhe të na tregonin se ku do të ndodheshin ca figura publike të dorës së dytë ditën e zgjedhjeve.

Nuk e di dhe nuk është i rëndësishëm as numri i shikuesve të këtyre televizioneve “të modës” që përdorën një qasje “çlodhëse” ndaj zgjedhjeve parlamentare evropiane dhe as numri i atyre që e kuptuan që zgjedhjet ishin të rëndësishme. E qartë është se abstenimi në zgjedhje, në gjithë Evropën, nuk erdhi për shkak të medieve që kultivojnë qasje apatike ndaj procesit të zgjedhjeve. Megjithatë, nëse realisht duam të veçojmë kontributin e një medieje të caktuar, cilado qofshin arsyet e tyre individuale, nga mos-respekti për procesin elektoral që pamë në zgjedhjet e BE, fillimisht duhet të shikojmë denigrimin e gjatë dhe sistematik të politikës dhe gjithë politikanëve.

“Unë nuk do të votoj, se ata janë të gjithë njëlloj”, - ishte një nga përgjigjet më të shpeshta që jepnin abstenuesit para zgjedhjeve. Kjo nuk është ndonjë përgjigje serioze, kur dihet që kjo është një dogmë e nxitur natë e ditë nga mediat, të cilat përpiqen të manipulojnë publikun përmes emisioneve të tyre, pavarësisht përmbajtjes së tyre. Pse? Një shpjegim është se kjo është e vetmja mënyrë që ata ndihen superiorë, të fuqishëm dhe virtuozë, edhe nëse ato kanë zhytur duart në një apo dy torta politike. Një shpjegim tjetër mund të jetë fakti që burimi parësor i populizmit sot nuk janë mekanizmat partiakë, por mekanizmat mediatikë. Dhe një nga format më të egra të populizmit është zhdukja tërësore e dallimeve mes personaliteteve dhe partive dhe kultivimi i një mosbesimi të përgjithshëm që ka pak ose aspak karakteristika politike. Argumenti se “ata janë të gjithë njëlloj”, qoftë bindje, qoftë qëndrim, nuk është zgjidhje, por problem - të paktën për ata që janë të vëmendshëm ta shikojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›