BE duhet te shtrengoje rripin

Kriza financiare po deperton tani edhe ne BE. Bashkimi Evropian mund te shpenzojne vitin e ardhshem 129 miliarde . Keto jane fillimisht me pak se dy per qind me shume se kete vit. Por per shkak te inflacionit te larte buxheti i BE-se ne terma reale eshte duke u pakesuar. Komisioni i BE dhe Parlamenti Evropian kishin kerkuar shuma me te larta . Por shtetet anetare arriten te dominonin me mendimin e tyre. Per shkak te shkurtimeve ne te gjitha vendet e BE nuk ka vend per me teper para tha drejtuesi i negociatave sekretari polak i shtetit per Financat Jacek Dominik Ne na u desh te zhvillonim negociata shume te sakta dhe ta mendonim pothuajse cdo hap dy here.
Komisioneri i BE-se per Buxhetin Janusz Lewandowski pati pas marreveshjes ndjenja te perziera. Ky eshte nje buxhet tipik kursimesh por nje marreveshje eshte gjithmone me mire se nje tjeter mosmarreveshje mes institucioneve te BE-se.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Janusz Lewandowski m dhe Alexender Stubb minister finlandez per Evropen
Negociatat mes perfaqesuesve te larte te shteteve anetare Parlamentit dhe Komisionit zgjaten pothuajse 17 ore dhe marreveshja u arrit vetem ne mes te nates. Por po te shohesh raportet dhe marredheniet ne BE-se kjo u be shume shpejt. Asnjehere me pare Komiteti per Ndermjetesim nuk kishte arritur te binte dakord qe ne perpjekjen e pare. Vitin e kaluar buxheti u miratua vertet ne minuten e fundit.
129 miliarde perbejne 098 per qind te prodhimit te pergjithshem te BE. Per krahasim buxheti federal gjerman eshte mbi 300 miliarde . Fondet e BE perbehen kryesisht nga kontributet e shteteve anetare. Gjermania me rreth nje te pesten e kesaj shume eshte donatori me i madh. Parate evropiane shpenzohen kryesisht per mbeshtetjen e bujqesise dhe stimulimin e rajoneve me te varfera.
AutorMartin Bohne / Pandeli Pani
Redaktoi Esat Ahmeti