Procesi Basha, dorehiqen dy gjyqtare
Doreheqjet e dy anetareve te trupit gjykues ne gjyqin per ligjshmerine e akuzes ndaj ministrit Lulzim Basha kane sjelle shtyrjen e seances gjyqesore. Dalip Bushi dhe Tome Ndreca, gjyqtare ne Gjykaten e Apelit u shprehen se per te mos paragjykuar vendimin ndaj ish ministrit te Transporteve, po jepnin doreheqjen nga kjo ceshtje. Te dy keta gjyqtare deklaruan se ishin shprehur me pare ne nje proces gjyqesor ndaj Andi Tomes dhe Armand Telit, qe akuzoheshin se kishin kryer veper penale ne bashkepunim me Lulzim Bashen. Ata u shprehen se gjykimi i ministrit tani eshte kompetence e Gjykates se Larte. Seanca e radhes per te gjykuar ligjshmerine e akuzes eshte lene per ne daten dy te muajit te ardhshem.