Industria e “mafies së tokës” në Kavajë
28/01/2009 Kreu i agjencisë së Kompensimit të Pronave i shkarkonte punonjësit pas falsifikimeve
Skema e plotë e ingranazhit të mashtrimit me 48 ha tokë në plazhin e “Gjeneralit”
TIRANE- Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronarëve ka funksionuar si një “industri” falsifikimi, ku gjithë procesin e monitoronte ish-drejtuesi i saj Tunxh Vatnikaj, i cili nga hetimet e organit të akuzës kryeqytetase rezulton të jetë strumbullari kryesor i falsifikimit të dokumenteve, për aneksimin e plazhit të “Gjeneralit” në Kavajë. Mësohet se në shërbim të planeve të tija, Vatnikaj ka përdorur punonjës të AKKP, të cilët pasi kryenin falsifikimin e dokumenteve, shkarkoheshin nga detyra ose komandoheshin nga drejtuesi i AKKP, në një rreth tjetër. Kjo strategji është ndjekur disa herë nga Vatnikaj, i cili e përdorte atë për të krijuar distancë nga punonjësit e zyrës së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Këta punonjës zëvendësoheshin me emra të rinj, ku nën urdhrat e drejtuesit Vatnikaj ata kryenin në mënyrë të paligjshme, falsifikimin e dokumenteve për përvetësimin e sipërfaqeve të ndryshme në zonat turistike. Kjo duket se është vetëm njëra pjesë e procesit hetimor, pasi organi i akuzës ngre dyshime të forta, se mbi gjithë këtë skemë falsifikimesh, qëndrojnë emra të njohur politikanësh. Mësohet se këta të fundit kanë përdorur Tunxh Vatnikajn, për plotësimin e qëllimeve të tyre. Lidhur me këto plane, aktualisht njësia hetimore Task-Forcë, pranë Prokurorisë së Tiranës, ka mundur të identifikojë një biznesmen, emri i të cilit është Alban Xhillari. Ndërkohë për dokumentimin ligjor të kësaj çështje organi i akuzës që prej muajit 29 shtator 2008, ka pyetur rreth 30 persona.
Hetimet
Burimet thanë se në listën e tyre janë emrat e 10 të dyshuarve si Tunxh Vatnikaj, Ali Aliu, Alma Shehu, Erion Lama, Petrit Kullolli, e të tjerë. Ndërkohë që në Prokurori kanë dëshmuar edhe kryetari i komunës Synej Përparim Çaça, i cili mësohet se ka kundërshtuar, planin e bërë nga Tunxh Vatnikaj dhe personat e tjerë sipër tij. Nga burimet pranë Prokurorisë mësohet se sapo ka konstatuar, manipulimin e dokumenteve për aneksimin e plazhit të “Gjeneralit”, Çaça ka informuar me anën e një shkrese Kryeministrin e vendit Sali Berisha. Gjithashtu në pyetje janë marrë edhe shtetasit Jonuz e Nexhmi Shijaku, të cilët janë anëtarët e familjes që kishte aplikuar për të marrë sipërfaqe toke në Karpen. Fillimisht akuza kishte dyshuar mbi anëtarët e familjes Shijaku, por ata u thirrën në prokurori dhe secili prej tyre, bashkë me avokatët, mohuan të kishte hedhur firmën në dokumentet, që ishin futur në dosjen e aplikimit për kthimin e 48 hektarëve të tokës së tjetërsuar në plazhin e “Gjeneralit”. Menjëherë pas këtyre dëshmive organi i akuzës është vënë në lëvizje duke sekuestruar dokumentet, që bënin fjalë për procedurën në fjalë dhe vendosi të zhvillojë ekspertim grafik shkencor për vulat dhe nënshkrimet që ato përmbanin. Në mënyrë shkencore u konfirmua se dokumentet ishin firmosur nga persona të tjerë dhe se firmat nuk përmbanin asnjë ngjashmëri me nënshkrimet e anëtarëve të familjes Shijaku apo avokatëve të tyre. Ndërkaq mësohet se rasti për aneksimin e 48 hektarësh tokë është provuar plotësisht nga organi i akuzës, por kjo e fundit hedh dyshime të forta se zyrtarët e AKKP dhe drejtues të hipotekave, kanë falsifikuar dokumente për përvetësim prone edhe në qytetin e Fierit, Vlorë dhe në vijën bregdetare të jugut. Nisur nga këto të dhëna Prokuroria e Tiranës ka shtrirë hetimet në disa drejtime, duke sekuestruar një sërë dokumentesh dhe pyetur persona që mendohet se janë të implikuar në falsifikimin e tyre.
Shkarkimi i punonjësve
Për të humbur kontaktet dhe për të krijuar distancë, Drejtuesi i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Tunxh Vatnikaj, ka shkarkuar disa punonjës, edhe pse ata kanë zbatuar urdhrat që u jepte ai, për falsifikim dokumentesh. Burimet thanë se Vatnikaj i shfrytëzonte punonjësit e AKKP-së për të kryer qëllimet e tij të kundërligjshme. Ndërkaq mësohet se dhe vetë ai është përdorur nga persona të tjerë që qëndrojnë sipër tij.
Urdhër-Arrestet
Janë plot 10 urdhër-arreste që mendohet se për rreth 2 muaj e gjysmë qëndrojnë pezull. Burimet nuk pranojnë të flasin konkretisht për këtë problem, por saktësojnë se ato mbahen pezull nga drejtues të lartë të Prokurorisë shqiptare. Dosja hetimore është “kopsitur” që në muajin nëntor të vitit të kaluar, ku në të është përcaktuar edhe roli i dhjetë të dyshuarve. Ndërkohë që në ditët në vazhdim pritet firmosja e fletë-arresteve që mbahen pezull.
Avokatët pyeten në Prokurori
TIRANE- Për të sqaruar pozicionin e biznesmenit Alban Xhillari në përvetësimin e 48 hektarëve, dje rreth orës 10:00 është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës avokati i tij Sokol Çoma. Burimet thanë se për 2 orë ai është marrë në pyetje së bashku me avokatin e familjes “Shijaku” Dilaver Rexhepi. Mësohet se ky i fundit dhe Çoma janë ballafaquar në organin e akuzës, ku secili prej tyre ka mbrojtur interesat e veta përpara specialistëve të Prokurorisë kryeqytetase. Gjithçka që është thënë brenda mureve të Prokurorisë, ka të bëjë me falsifikimin e firmave dhe të dokumenteve të familjes “Shijaku” si dhe me zhvendosjen e tokës. Ekspertët nuk pranojnë të publikojnë rolin që ka pasur avokati Sokol Çoma dhe klienti i tij biznesmen, por theksojnë se organizata e falsifikimit të dokumenteve që në këtë rast është AKKP-ja, ka kryer “lojën” me familjen “Shijaku”, ndërsa biznesmenin e ka favorizuar në disa drejtime, që pritet të publikohen gjatë ditëve në vazhdim. Ndërkohë që mësohet se plani i të dyshuarve ishte për përvetësimin e 118 hektarëve tokë, por pasi kanë konstatuar se treçereku i sipërfaqes i përkiste Ministrisë së Mbrojtjes, ata kanë falsifikuar dosjen me dokumente për pjesën e mbetur të 48 hektarëve.