Drogë e prostituta, kapet banda me 16 shqiptarë
28/01/2009 Policia sekuestroi 14 kg heroinë dhe 12 kg kokainë
Linja e trafikut ishte Greqi-Holandë Itali, dërgoheshin edhe prostituta
MILANO- Një organizatë kriminale shqiptare që kryente trafikimin e lëndëve narkotike dhe prostitutave, është shkatërruar nga Antimafia italiane. Kanë mjaftuar dy vjet hetime intensive që prokurorët e qytetit të Milanos, të faktojë me prova bindëse aktivitetin kriminal të 16 personave të arrestuar, emrat e të cilëve nuk janë bërë publike nga policia italiane. Sipas raportimit të agjencive italiane, mësohet se të gjithë të arrestuarit janë pjesë e një organizate kriminale që kryente trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës nga Holanda në Belgjikë dhe më pas lënda narkotike shpërndahej në tregjet italiane. Operacioni për shkatërrimin e këtij grupi kriminal është kryer ditën e djeshme nga skuadra speciale e policisë së Milanos. Ata ekzekutuan plot 16-të urdhër-arreste me burg, ndaj një bande kriminale ku shumica e anëtarëve të saj janë shtetas shqiptarë. Duke ju referuar mediave italiane mësohet se arrestimet janë kryer në zonën mes Lombardisë dhe Toskanës. Urdhër-arrestet e firmosura nga Drejtoria e Antimafies i përkasin anëtarëve të një bandë që merret me trafikun ndërkombëtar të kokainës, heroinës si dhe prostitucionit. Nuk dihen detaje nga operacioni i policisë as dhe emrat e të arrestuarve shqiptarë, por mediat italiane shkruajnë se autoritetet e Prokurorisë, janë duke vazhduar hetime, pasi dyshohet se ka edhe persona të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.
Hetimet
Ndërkohë që prokurorët e çështjes u shprehen se hetimet për këtë grup kriminal, kanë filluar në vitin 2007 dhe gjatë kësaj periudhe autoritetet policore italiane kanë sekuestruar 14 kg heroinë dhe 12 kg kokainë. Kjo sasi narkotike është sekuestruar në disa operacione të ushtruara në vendet ku tregtohej, si dhe në banesat e të arrestuarve. Provat e grumbulluara nga drejtësia italiane flasin se organizata kriminale kishte shumë mbështetje nga njerëz që vepronin në shtetet Belgjikë dhe Holandë. Ata kishin mundur të krijonin disa kontakte me organizatat vendase, ku pas besnikërisë që krijuan me njëra-tjetrën dhe përfitimeve të mëdha që sillte droga dhe prostitutat, marrëdhëniet e tyre ishin rritur ndjeshëm. Por Drejtoria e Antimafies, ka shtrirë hetimet edhe nga rrugët ku kalon droga midis Shqipërisë dhe Italisë. Aktualisht hetuesin nuk japin asnjë të dhënë mbi aktivitetin e mundshëm të organizatës në këtë drejtim, por ata ngrenë dyshime se nga Shqipëria grupi kriminal mund të ketë trafikuar prostituta. Gjatë periudhës dyvjeçare, e cila është survejuar nga Antimafia italiane, 16 të arrestuarit kanë mundur të furnizohen nga “kolegët” e tyre në Belgjikë dhe Holandë, plot 6 herë. Menjëherë sapo droga binte në duart e organizatës kriminale, ajo sistemohej në doza të vogla, ku me anën e personave të tjerë kryhej shpërndarja dhe shitja në zonat e ndryshme të Lombardisë. Ndërkohë që nga ana tjetër banda shqiptare transportonte në drejtim të dy shteteve të sipërcituare prostituta, të cilat sipas verifikimeve i përkasin kombësisë moldave, shqiptare dhe kosovare. Mësohet se një pjesë e tyre janë sistemuar në qendra rehabilitimi.
Aksioni
Operacioni për shkatërrimin e këtij grupi kriminal është kryer ditën e djeshme nga skuadra speciale e policisë së Milanos. Ata ekzekutuan plot 16-të urdhër-arreste me burg, ndaj një bande kriminale ku shumica e anëtarëve të saj janë shtetas shqiptarë. Mësohet se arrestimet janë kryer në zonën mes Lombardisë dhe Toskanës. Urdhër-arrestet e firmosura i përkasin anëtarëve të një bande që merret me trafikun kokainës heroinës dhe prostitutave.
Verifikimet
Hetimet për këtë grup kriminal, kanë filluar në vitin 2007 dhe gjatë kësaj periudhe autoritetet policore italiane kanë sekuestruar 14 kg heroinë dhe 12 kg kokainë. Kjo sasi narkotike është sekuestruar në disa operacione të ushtruara në vendet ku tregtohej, si dhe në banesat e të arrestuarve. Provat e grumbulluara nga drejtësia italiane flasin se organizata kriminale kishte shumë mbështetje nga njerëz që vepronin në shtetet Belgjikë dhe Holandë.
nga dy operacione në Itali e Greqi prangosen disa shqiptarë, të tjerë në kërkim
Trafik droge e armësh, kapen disa shqiptarë
ITALI-GREQI- Dy operacione të fuqishme u zhvilluan pardje në Itali dhe Greqi, ku disa shqiptarë janë arrestuar për trafiqe të ndryshme. Shqiptarët akuzohen për trafik droge dhe armësh. Trafiku i drogës mes Shqipërisë dhe Italisë, ka vënë në pranga 22 persona, mes të cilëve disa shqiptarë. Karabinierët e Astit, në Itali, janë duke bërë në këtë qytet dhe në zona të tjera të Piemontes dhe Lombardisë, arrestime dhe kontrolle. Janë 22 masa arresti që janë lëshuar nga autoritet gjyqësore. Në burg kanë përfunduar disa italianë dhe shqiptarë, të cilët janë akuzuar për trafiqe të ndryshme mes Italisë dhe Shqipërisë dhe Belgjikës. Policia tha se të ndaluarit akuzohen për, trafik kokaine, armësh dhe femrash me qëllim prostituimin e tyre. Gjithashtu është sekuestruar dhe një sasi e konsiderueshme kokaine, qindra orë dhe një automatik “Kallashnikov”. Në këtë operacion janë duke marrë pjesë 200 karabinierë dhe një njësi e helikopterëve. Sakaq, policia greke shkatërroi dy organizata të trafikut dhe tregtimit të lëndëve narkotike në kryeqytetin Athinë. Të dy personat e rënë në pranga janë shqiptarë, 35-vjeçari Arben Dautaj dhe një 28-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet publik për shkak të hetimeve.