E Diel, 1 Nëntor 2026

Procesi ndaj mjekeve, mbyllen deshmite

Procesi gjyqesor ndaj dy mjekeve Ramazan Isufi dhe Bensar Shuteriqi ka mbyllur edhe fazen e deshmive te akuzes.

Mjeku deshmitar i sjelle nga prokuroret, qe ka bere ekzaminim te femijes Orges Dardha gjate kohes qe ishte derguar ne reanimacion nga salla ku ishte operuar nga dy te pandehurit, tha se ai mberriti ne salle i vdekur.

Por nje nga mjeket e akuzuar, duke nderhyre ne proces tha se, ai kishte disa pulse qe tregonte se femija nuk ishte derguar drejt reanimacionit i vdekur, por kishte shenja jete.

Doktor Ferit Zavalani gjate nje rrefimi te ftohte, nuk i ka akuzuar koleget e tij, por i ka lene ne dore te hetimeve gjyqesore, duke percaktuar qarte dy prej dilemave kyc ne kete ngjarje.

Prokuroria mendon se, ne spitalin e pediatrise ne Tirane jane thyer rregullat administrative, nderkohe qe ka patur edhe nje mjekim te pakujdesshem qe ka sjelle edhe vdekjen e foshnjes, por qe kjo te provohet do te doje edhe mendimet e 10 eksperteve qe do te nisin te deshmojne ne sallen e gjyqit qe nga seanca e radhes.

Sipas materialeve te prokurorise, mjeket nuk kane marre te dhena paraprake per foshnjen, duke e futur ate ne sallen e operacionit ne nje kohe kur Orgesti kishte kaluar nje nderhyrje ne apandesit muaj me pare dhe organizmi i tij kishte reaguar negativisht ndaj narkozes.

Foshnja Orges Dardha kishte humbur jeten gjate nje operacioni ne qiellze dhe dy mjeket qe e operuan ate jane akuzuar per mjekim te pakujdesshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›